Shënim: Përse iku Naço dhe erdhi Tavo në qeveri?

Postuar në 23 Qershor, 2012 07:02

Pavarësht nga fjalitë e mëdha me fjalën “integrim” në përbërje, që janë thënë e do të thuhen për lëvizjet e fundit ministrore të LSI-së, shkaku i tyre duhet të jetë politik. Pakëkush mund të bindet se kalimi i një studiuesi të gjuhëve të huaja (Haxhinasto) nga ministria e jashtme te e ekonomisë dhe zëvendësimi i tij nga një agronom (Panariti) do t’i japin një impuls të fortë integrimit tonë diplomatik dhe ekonomik në BE.

Por cilat janë llogaritë politike që e bënë Metën të kryente këtë rotacion të çuditshëm?

Përgjigjen mund ta gjejmë në dy votimet e kryera në Kuvend para zgjedhjes së Presidentit të Republikës. Nasip Naçi, Ministri i Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjitikës, ishte i vetmi deputet i LSI-së që u nda nga grupi i vet parlamentar në votimin për anëtarin e KLD-së dhe për ligjin mbi akcizat. Në ato dy votime, tre deputetët e tjerë të LSI-së nuk morën pjesë në votim, duke i bërë shantazh të hapur Berishës në pokerin mes këtij të fundit dhe Metës për kandidaturën e presidentit.

Dhe Nasip Naçi presupozohej të ishte deputeti më i besuar i Metës, meqë i është bashkuar më herët LSI-së dhe është me origjinë po nga Skrapari. Ndërsa dy deputetët e tjerë, Vangjel Tavo dhe Lefter Koka, janë prurje të vona në LSI.

Me lëvizjet e fundit ministrore, duket se Meta dënoi “pabesinë” e Naços dhe shpërbleu “besnikërinë” e Tavos. Të parin e hoqi nga posti i ministrit të ekonomisë, të dytin e bëri ministër të shëndetësisë. Ndërsa Lefter Koka duket se nuk ka pretendime për më shumë se kryetar grupi parlamentar.

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by ma h' mut (not verified) on

Ali hoxha me mjekerr, shkon nje e vjen nje tjeter.....

Submitted by Anonim (not verified) on

Zaloshnja duket se ja fut kot fare.
Se pari ndryshimet e Metes Jane nje forme shantazhi qe ai I Ben Berishes qe une bej cfare te dua me ministrat e mi dhe ta detyroj kete Malokun qe te bej edhe ai ndryshime ne ministrat e tij (duke rritur mosmarreveshjet brenda PDs dhe maxhorances). Meta perpiqet qe tja bej sa me pak Komode Berishes bashkejetesen me LSI-ne dhe sa me te pasigurt situaten Brenda maxhorances - meta do te perpiqet qe te detyroje Berishen te humbase kontrollin dhe qetesine dhe te bej hapa te gabuara ne muajt e ardhshem qe ti jape justifikimin Kokemadhit per te dale nga marrreveshja e ndyre qe Kane pasur.
Se dyti - meta po riciklon Naçon dhe Vasilin per ti mbrojtur keta te fundit nga lufta Brenda llojit dhe fjalet per korrupsioni massiv ne keto dy ministri. Keshtu ai I mban edhe me mire 4-5 maskarenjte e LSI nen kontroll dhe me haxhinasen ne Min. E tregetise rivendos kontroll in e tij te plote ne aferat e fundit qe Kane mbetur derisa kjo qeveri antishqiptare te marre ende fryme.

Ka edhe aresye te tjera, por per nje here tjeter...

Submitted by altin goxhaj (not verified) on

Une nuk dua ti hy analizave konspirative apo mbi shkak pasojat perkatese por di qe po qe se flet Zaloshnja per Haxhinaston si studjues i Gjuheve te Huaja dhe Panaritin si veteriner, duke qene se ua di biografine jo vetem ketyre te treve por edhe shumices se klases politike mund te them me plot gojen qe:

- Haxhinasto nje diplomat i njohur prej shume vitesh. Eshte po aq diplomat (edhe me i mire) se shume ishministra te jashtem te PS! Kete se them une por edhe vete ishtitullaret e diplomacise majtas.

- Panariti eshte nje personalitet i njohur ne institucionet nderkombetare prej 10 vjetesh dhe ka nje karriere te gjate ne borde nderkombetare, dhe se paku nuk eshte nje veteriner por Profesor me titull dhe ka shume vite qe punon me institucione nderkombetare.

Pyetja qe dua te bej une ka te beje me projektin e Rames per Ministrine e Jashtme: Veliaj??? Hahahaha Shkollimi i tij i jetes eshte kopeshti, shkolla 8vjecare, shkolla e mesme (mungonte shume se merrej me kishen), gjithsej 1 vit e gjysem shkole e larte dhe 3 jave master! Ky eshte standardi qe po kerkon Zaloshnja???

Submitted by antispiuni (not verified) on

Tani po vijne ditë te arta per "Forumin per mbrojtjen e trashegimise kulturore"!

Miku i tyre i madh, Vangjel Tavo u be minister. Tani do behen pune te medha si njehere e nje kohe.

Meqenese Vangjeli ishte deputet i PS, mori kalane e Lekursit per vellain e tij, natyrisht me firmen e Artan Shkrelit, i perndershmi i te perndershmit "Forum", ish derjtor i IMK.

Dhe qe t'ua ngas llafin, "me orientime nga lart e me propozime nga poshte", u sajua nje i ashtuquajtur projekt per rijetezimin e kalase se Lekursit ne Sarande. Projekti kishte gjithsej 4 faqe!!!  Autori fort i nderuari prof.dr.Gjerak Karaiskaj dhe aprovuar nga A.Shkreli.  Perfundimi:  U shkaterrua fshati i vjeter. Varret e vjetra u rrafshuan per tu bere parking dhe aty kalaja u betonizua plotesisht dhe u shnderrua ne klub nate per ish deputetin e PS, sot minister i LSI,  miku i Artan Shkrelit.  Kete skandal e ka denoncuar, natyrisht me vonese faze  ת/2   :)  (pra me shume vonese),  nje nga anetaret e "forumit", Auron Tare. Por, ai, natyrisht  nuk ka permendur emra, pra perkatesisht; Tavo-Karaiskaj-Shkreli.

Por lind pyetja per  zotin  Lame; si nuk u kujtua nje here te denoncoje "mikun e tij te armave, zotin Shkreli",  per shkaterrimin e kalase se rezistences shqiptare, ate te Lekursit? Apo zoti Lame, thjeshte merret me politike dhe po ferkon duart qe te behet(perhaps)minister i kultures, se zoti Shkreli nuk behet dot se do behet e shoqja; Ledi ne arsim?!

Por,dua ti ngushlloj pak ne se PS nuk vjen ne pushtet, e  te  mos merziten shume se zoti Tavo, do tua kthej reston e mund tu jap ndonje koncesion sepse njera dore lan tjetren dhe... duhet ti kthehet nderi zotit Shkreli.

Keta zoterinje qe shqetesohen per nje peme te thare ne lulishte, si nuk u shqetesuan kur, ata vete,  po i vinin kazmen kalase se Lekursit, simbolit te qendreses shqiptare kunder grekeve?!

Pra, duket qarte se keta zoterinje jane nje bande ish pushtetaresh, hajdut me çizme qe bejne gam gam nga mengjesi deri ne darke per ate qe bejne te tjeret dhe kur vete ata bejne poshtersite me te medha ( si shkateriimi i kalase se siper shenuar apo pyllit te Golemit) per çudine me te madhe nuk ndihen fare. Aty u ka benzina ujë.

Fare e keqe demegogesh!

Submitted by auron tare (not verified) on

O Spiuni

ne fakt e ke gabim. po te shikosh arkivin e MKRS dhe me sakte dokuemntat mbi Lekurisn kundershtimi im eshte bere me 2000 dhe 2001 ne disa prej mbeldhjeve te kesaj Ministrie. Po informohu nje me mire kur me permend se keshtu gjysmak sikur nuk  ka shume lezet

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.