SHËNIM: Amnisti për një grusht votash!

Postuar në 30 Maj, 2013 16:26

Sa herë që një reformë thelbësore e ekonomisë, sikurse realizimi i amnistisë fiskale ofrohet nga një parti në pushtet për të fituar vota tek sipërmarrësit, ajo dështon. Kështu ndodhi në prill 2011, pak javë nga mbajtja e zgjedhjeve vendore, me miratimin e asaj që u quajt falja masive e detyrimeve fiskale (pse kurrsesi nuk mund të ishte amnisti fiskale). Kështu ndodhi edhe dje, kur përpjekja e pozitës në Parlament për t’ju atashuar ligjeve të integrimit ligjin për amnistinë fiskale dështoi ende pa u pjekur plotësisht. Ishte thjesht një improvizim i minutës së fundit i Kryeministrit të sotëm për të mbledhur vota nga rradhët e biznesit.

Një aventurë me një nga reformat më të rëndësishme, që pati pak ditë jete. Zakonisht amnistitë bëhen në një situatë kur shteti ka aftësi të shtrëngojë në vijim situatën dhe të lërë të kuptohet që prej sot e tutje këto shkelje nuk do të tolerohen, por do të pengohen ose do të ndëshkohen rëndë. Këto dite nuk e përbëjnë kurrsesi këtë situatë, pse e gjithë qeveria ka zbritur “me dorë në zemër” për të lypur vota.  Deri tani kjo qeveri ka bërë disa pseudo- amnisti, të cilat nuk e kanë ndaluar kwtw dukuri për të cilin u bënë, sepse shteti nuk solli ndonjë shtrëngim të madh më pas, ose ishte i papërgatitur për to. Rasti tipik është legalizimi i ndërtimeve pa leje që amnistoi zaptimin e tokës dhe ndërtimet pa kriter, i cili nuk ia ka dalë t’u vërë fre ndërtimeve abuzive që ende sot vazhdojnë anembanë Shqipërisë. E njëjta mund të thuhet për amnistitë për vjedhësit e energjisë elektrike.

Një tjetër aspekt shumë i pandershëm i kësaj nisme të djeshme dhe të deklaruar vetëm pak ditë më parë është se vetë biznesi nuk kishte asnjë dijeni për këtë veprim që në rrethana normale duhej të kishte kërkuar muaj negociata. Madje edhe burime nga ministria e Financave pohojnë se vetë ekspertët e këtij dikasteri nuk dinin gjë. Kjo do të thotë se e gjitha kjo lojë u mundësua për një grusht votash më shumë. E.Shehu

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p><strong>Fitoi Elhaida ne The Vois - Itali</strong></p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.