Shënim: “Lepuri” i zgjedhjeve nuk fshihet në Vlorë…

Postuar në 14 Maj, 2013 08:36

Në një shkrim në gazetën Panorama, te titulluar '“Lepuri” i zgjedhjeve fshihet në Vlorë', Artan Fuga argumenton se kandidimi i Arben Malajt si kandidat i pavarur në Vlorë mund të përcaktojë qeverisjen e ardhshme. Shkruan Fuga:

“Nëse Malaj fiton, duke qenë anëtar i Kryesisë, i dalë me votat e veta, ai mund të forcohet për të bërë oponencë brenda partisë dhe si kundërpeshë në Kuvend, ku mund të ndërtojë një fraksion brenda Kuvendit të ardhshëm dhe të përcaktojë qeverisjen e ardhshme. Nuk dihet se kush bashkohet tjetër me të në qershor apo në nëntor.

Nëse PS nuk fiton dot shumicën për të qeverisur, Arben Malaj mund të bëhet kandidati për lider i partisë dhe të rivalizojë duke mbledhur të gjithë të pakënaqurit që presin.”

Problemi me këtë skenar të Fugës është se Arben Malajt i duhen rreth 9% të votave të pritshme të Qarkut Vlorë, ose rreth 10 mijë vota, për të marrë një mandat. Dhe para se Fuga të shkruante për skenarin e mësipërm, duhej të pyeste deputetë si Naço i Beratit, Koka i Durrësit dhe Prifti i Fierit, për t’u informuar se sa tmerresisht e vështirë është të marrësh rreth 10 mijë vota në një qark, kur nuk je kandidat i njërës prej partive të mëdha.

“Lepujt” e këtyre zgjedhjeve, në fakt, flenë në qarqet Fier, Elbasan, Tiranë e Berat, ku mandati i fundit i qarkut mund të ndërrojë krah nga njëri koalicion në tjetrin vetëm për 0.2 pikë përqindje…

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by ILIRET (not verified) on

Arben Malaj, si ne rast dalje te tij si deputet, si ne rast mos dalje, demton votat e PS dhe rrezikon humbjen e nje mandati te majte ne qarkun e Vlores.
E keni vene re se si e ledhatojne Malajn altoparlantet e Berishes? Pse? Imagjinoni sikur Malaj te dorehiqet. Epitetet me te cilat do ti drejtohet Sala, i gjeni vet...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.