Serial-letra e Surroit për ambasadorin Dell në "Koha Ditore" ngjall reagime të forta

Postuar në 15 Korrik, 2012 06:50

Në Prishtinë po bën bujë “Letër  lamtumirëse nga Qerreti ambasadorit Christopher W. Dell” shkruar nga Veton Surroi, botim i cili erdhi si kulmim i disa përplasjeve publike me deklarata e kundërdeklarata mes publicistit të njohur dhe ambasadorit amerikan në Prishtinë. Botimi ka nisur prej dy ditësh me vijim në Koha Ditore dhe me sa shihet nga reagimet online ka patur jehonë të fortë. Sot është botuar teksti “Dueti i pabesueshëm Dell-Lushtaku”.

I shkruan Surroi ambasadorit: “Në Rezidencën tënde fjalët e mia jo vetëm se nuk më mbrojtën - ato edhe u shtrembëruan. Në vend të diplomatit të karrierës, ke degraduar në kategorinë e asaj që në Kosovë njihen si gra të këqija, bartës thashethemesh, edhe aso të shtrembëruara nga ti”.

Koha Ditore lajmëron në një njoftim online se publikimi do vijojë nesër me pjesën "Operacioni Limaj", ndërkohë që gjatë ditëve në vijim, sipas gazetës kosovare, Surroi do botojë mes të tjerash: 1 - Si është në dijeni ambasadori për artikuj që ende nuk janë botuar dhe hetime që ende nuk janë kryer? 2- Si u shndërrua Bexhet Pacolli, nga “Rusi” në persona grata 3 - Pesha e artë politike e kilometrit të asfaltit në Kosovë 4 - Si u shndërrua Ambasada në Komitet? 5 - Si keqpërdoret pro-amerikanizmi i Kosovës, etj

(A.N.)

Në foto: Një nga reagimet në sajte proqeveritare  online kundër Surroit dhe gazetës Koha Ditore e cila paralelisht me botimin ka zhvilluar një sondazh, në përfundim të të cilit, sipas gazetës, shumica e kosovarëve kërkojnë dorëheqjen e Hashim Thaçit

Comments

Submitted by Kosovari (not verified) on

Surroi po i ben nje nder te madh gazetes se tij me kete seri shkrimesh, pasi qe kjo gazete eshte ne prag te falimentimit dhe kjo polemike me Ambasadorin amerikan mbase do te shtyje dike qe ta bleje gazeten. Per kete, Surroi duhet t'i falenderohet z. Christopher W. Dell. Sa per polemiken, ajo eshte e fituar tashme nga z. Dell, pasi qe te gjithe i besojne atij e askush z. Surroi.

Submitted by antispiuni (not verified) on

La kokrren e namit!! Kush eshte Surroi, ç'fare  perfaqeson zoteria e tij ?

Luften e beri Amekika dhe ajo e di se kush duhet te qeverise atje.

Shikoni pak se çfare qeverie eshte sajuar nga vete kosovaret; me  shtate z/kryeministra:))))

Submitted by Anonim (not verified) on

Surroi ka rënë shumë keq në grackë. Kjo tregon se ai nuk është politikan. Herën e parë ka rënë në grackë kur shkoi në takim në shtëpinë e Dellit ku Dell dhe Thaçi kishin përgatitur kurthin për të: Dell kinse do ta propozonte për President dhe Thaçi do ta refuzonte- natyrisht me miratimin e Dellit, përndryshe po të thoshte Dell se e do Surroin President ku do guxonte Thaçi të kundërshtonte; dhe herën e dytë Surroi po bie në grackë vullnetarisht me këto letra amatore sepse tash kyqet ne lojë shteti amerikan dhe nuk ja fal Surroit kurrë. Surroi prej tash e tutje mund të bëhet shkrimtar, politikën le ta harrojë.

Submitted by nik (not verified) on

ku eshte artikulli.

kjo gazeta as inline nuk e jep.mos do te qe shkojme e ta blejme ne kosove.

varja.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.