Serbët e Kosovës "mirëpresin" me akuza për shitje të Kosovës vizitën e Aleksandër Vuçiç

Postuar në 12 Maj, 2013 03:09

 

 

Serbët e veriut janë përgatitur për vizitën dhe bisedën me nënkryetarin e parë të Qeverisë së Serbisë Aleksandër Vuçiç, por për ta pritur me ironi e akuza. Posterat që kanë nxjerrë në Mitrovicën e Veriut flasin qartë për këtë. Siç njofton e përditshmja serbe “Blic”, nëpër të gjitha vendbanimet serbe në veri janë vendosur pllakate me fotot e tre zyrtarëve më të lartë të Serbisë me qeleshe të shqiptarëve në kokë: Aleksandër Vuçiç, Ivica Daçiç dhe Tomislav Nikoliç. Nën portretet e tyre me qeleshe është mbishkrimi “Ata e tradhtuan Kosovën”.
Gazeta Blic sot shkruan se këto pllakate janë shtypur në shtypshkronjën e vëllait të deputetit serb nga partia e Koshtunicës (DSS) Marko Jakshiç, i quajtur Zorani.

ja.se.

Comments

Submitted by Beni (not verified) on

<p>Po pse, nuk jane te kenaquar me autonomi Serbet ?</p><p>C&#39;duan me shume ?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.