From Russia with no love. Putin ankohet se Snoudenin ja ngecën amerikanët

Postuar në 16 Korrik, 2013 13:09

Pas një zhytjeje nënujore në gjirin e Finlandës, presidenti rus Vladimir Putin është bërë sërish i zëshëm lidhur me çështjen “Snouden”, ish punonjësin amerikan të CIA-s që kërcënon të nxjerrë edhe të tjera sekrete të SHBA-së. “Ai erdhi tek ne i paftuar; madje nuk ishte nisur për në Moskë, por kalonte tranzit. SHBA-ja lëvizi të gjithë fijet që Snouden të ngecej këtu”, tha Putin. Teksa amerikani ka kërkuar azil politik edhe në Rusi, Putin tha se kushtet ruse dihen: Të mos merret më me nxjerrje sekretesh të partnerëve amerikanë. Por tani për tani, Eduard Snouden është thjesht një emigrant pa status, i ngulur në zonën e tranzitit të aeroportit Sheremetjevo.

 

A.K

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.