Rubygate, prokuroria kërkon 6 vjet burg për Berluskonin. E gjora Itali - thotë ai

Postuar në 14 Maj, 2013 03:37

Gjashtë vjet heqje lirie dhe kurrë më poste politike: kryeprokurorja në Milano flet për "prostitucion sistematik" në vilat e Berlusconit dhe abuzim me postin. Në pretencen e saj, Boccassini ngriti akuza të rënda. Në qendër të procesit është marokenia asokohe 17-vjeçare Karima El Marhoug, e quajtur "Ruby", me të cilën Berlusconi akuzohet se ka pasur marrëdhënie kundrejt pagesës. Për mbrëmjet në vila Arcore gruaja e re është paguar direkt prej tij. Më shumë se katër milionë e gjysmë euro i ka paguar Berlusconi "Ruby-t", - deklaroi Bocassini. Kjo rezulton nga telefonatat e kontrolluara, shënimet e sekuestruara dhe të dhënat bankare të siguruara. Prokuroria e akuzon veç kësaj ish-kryeministrin 76-vjeçar për abuzim me postin, pasi në pranverë 2010 ka provuar të çlirojë nga problemet me drejtësinë "Ruby-n" me një telefonatë në Milano.

Berlusconi është mbrojtur duke thënë se gruan e re e kishte kujtuar për një të afërme të ish-presidentit egjiptian Husni Mubarak dhe ka dashur të shmangë ndërlikime diplomatike me Kajron. ANSA e citon: "Genjeshtra te frymezuara nga urrejtja ndaj meje. Gjithcka u lejoka per ca njerez te fshehur nen uniformat e drejtesise. E gjora Itali".  Në rast se shpallet fajtor Berlusconi sipas ligjit italian ka mundësi të apelojë dy herë. Vendimi mund të merret në 24 qershor.

Procesi "Ruby" me vendimin në instancë të parë në qershor është njëri nga një numër procesesh në të cilat ai gjendet në bankën e të akuzuarve. Vetëm një javë më parë ai mori një tjetër dënim për mashtrim fiskal. a.n.

 

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Do jetë puna më e mirë që mund të bëjë dretësia Italiane që këtë vemje ta shpërbëje që të mos pjelli vezë të tjera se do plasi epidemia dhe pastaj do jetë shumë vonë dhe me kosto të madhe që mundë të gjunjëzojë ekonominë Italiane</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.