Rritet për herë të katërt radhazi çmimi i karburanteve, shtrenjtohet 17% që nga janari. Ndërkohë javën e fundit çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare ka rënë

Postuar në 05 Korrik, 2015 01:28

Çmimi i karburanteve ka shënuar një tjetër rritje gjatë dy ditëve të fundit me rreth 3 lekë për litër, për të arritur në 184-185 lekë për litër nafta dhe 185-186 lekë për litër benzina, duke iu afruar me shpejtësi nivelit të janarit 2014, kur ai arriti rekordin prej rreth 190 lekë për litër, raporton “Monitor”. Kjo është rritja e katërt radhazi që nga shkurti i këtij viti, pasi çmimet zbritën deri në 158 lekë për litër, si rrjedhojë e rënies së tyre në tregjet ndërkombëtare deri në 42 dollarë për fuçi nga njëra anë dhe presionit publik nga ana tjetër. Por, që nga ajo kohë, nafta dhe benzina janë shtrenjtuar me 17%. “Monitor” bën të ditur se sipas Luigj Aliaj, të Shoqatës së Shoqërisë së Hidrokarbureve, dy janë faktorët që vijojnë të përcaktojnë çmimin e naftës, ecuria e tij në tregjet ndërkombëtare dhe shtrenjtimi i dollarit. Ndonëse javën e fundit çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare ra, si rrjedhojë e rritjes së prodhimit nga SHBA, duke shënuar ecurinë më të dobët që nga marsi, Aliaj thotë se e rëndësishme është që gjatë dy muajve të fundit nafta ka pasur tendencë rritëse.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.