Romney në Londër: Bën gafë dhe 'hahet' me Cameron-in

Postuar në 27 Korrik, 2012 09:24

Kandidati republikan për postin e Presidentit të SHBA-ve, Mitt Romney është për një vizitë në Londër. Dhe qysh në fillim ai bëri një vëzhgim të papritur kritik mbi lojrat olimpike, që fillojnë sot zyrtarisht. E bëri këtë vëzhgim edhe nga pozitat e atij që e di se si mund të përgatiten lojrat olimpike (Romney ka qenë organizatori i lojrave dimërore olimpike të vitit 2002, në Salt Lake City). “Londra nuk duket se është gati”, tha ai në thelb, me të vënë këmbët aty. Por reagimet ‘lokale’ ishin të menjëhershme. Iu përgjigjën disa vetë, por ranë në sy kryebashkiaku Boris Johnson dhe kryeministri David Cameron. Ky i fundit u shpreh me pak nervozizëm: “Të organizosh Olimpiadën në Londër nuk është njësoj si të organizosh lojrat olimpike në mes të hiçit (i referohet punës që ka bërë vetë Romney). Londra është qyteti më vital, më i gjallë e më i zhurmshëm në botë.”

Pas kësaj ndërhyrjeje e pas takimeve që ka patur në Londër, Romney i futi një indietro të fortë. “Londra duket se është gati për lojrat olimpike. Çdo gjë është ok”, tha ai sot. Dhe një numër mediash amerikane që anojnë nga demokratët e kapën menjëherë lajmin: “Romney është nga ata që e ndërron opinionin në harkun e 24 orëve; a mund të jetë President një njeri i tillë?”

E.G.

Comments

Submitted by loni (not verified) on

por Obama qe nderron te dhenat familjare a ju duket njelloj? Romney dha nje mendim te pare, qe keto dite po e jep edhe BBC ne disa programe, e dha Corriere della Serra perpara nje jave, por ama atij iu versulen. Dhe pse mund te mos themi qe u terhoq per te evituar nje debat te kote me anglezet, te cilet dihen sa fleksibel jane!

Me dashurine tuaj pro Obames pa arsye po na detyroni te mbrrojme cd ogje te Romneyt. Pak a shume si ndodh me Salen dhe Edin...

Submitted by Arbereshi (not verified) on

Po ti more zoti Loni a ke lexuar ndonjehere artikuj te shtypit te perditshem amerikan apo te vendeve te tjera perendimore?Po emisionet e tyre te lajmeve televizive i kini ndjekur ndonjehere ne raste ngjarjesh te tilla(te themi te medha se behet fjale per Lojrat Olimpike qe zhvillohen  ne nje nga kryeqytetet me te medha te botes!)? Rasti ne fjale me te drejte ka perbere nje nder temat me kryessore te dites ne TVte dhe shtypin amerikan ,ate anglez,francez,etj. dhe pse jo edhe per shtypin tone.Une jam i mendimit se ResPublica e ka trajtuar drejte dhe pa ndonje tendence,pro apo kunder nje kandidati aktual presidencial ne SHBA. Ceremonia madheshtore e hapjes dhe terrenet e ambientet moderne e shume te pershtashme,si dhe masat e jashtezakoneshme te sigurimit tregojne sot se Romney ia futi kot dhe reagimi i britanikeve ishte me se i drejte dhe korrekt.Anglezet mund te mburren me te drejte deri tani!

Submitted by Arbereshi (not verified) on

Zotrinj moderatore:

C'i kini ato fjale me germa te ngaterruara!Lere pastaj ato me ze qe nuk i merrte vesh as dreqi.! Hiqni dore nga keto skanerizime apo "shoshitje" torturuese edhe per njerezit me shkolle.Une u mundova tre-kater here e me zi i rashe ne te! Te shoh tani me kete shenimin se sa do t'ia dal....

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.