Rezart Taçi do blejë Malaga-n. Apo është thjesht një zhurmë, si me Bolonjën?

Postuar në 30 Korrik, 2012 12:38

Për sipërmarrësin shqiptar, Rezart Taçi, flitet shpesh në mjediset sportive jashtë Shqipërisë, e jo vetëm në Itali. Është pak e çuditshme, në fakt. Për të flitet pak e njëherë në sené në Shqipëri. Madje, në të vetmin rast, kur për të është folur gjerë e gjatë ka qenë për motive ‘jo shumë të fisme’ (sherri që bëri, tok me rojet e trupit, me Mero Bazen në një lokal të Tiranës). Ndërsa jashtë vendit Taçi është një personazh.

Këto ditë emri i tij është shfaqur në gazetat sportive të Spanjës. Është shfaqur si blerës i mundshëm i klubit të futbollit spanjoll, Malaga, të cilin për nja dy vjet e ka pasur një sheik, Abdullah Al-Thani. Ky i fundit e mori shumë seriozisht në krye të herës investimin në fushën e futbollit (bleu një numër lojtarësh të famshëm, ndër të cilët dhe Van Nistelrooy-n), por krejt papritur “i ka ardhur në majë të hundës”, dhe ka vendosur ta shesë klubin. Dhe sipas gazetës sportive ‘Marca’, blerësi quhet Rezart Taçi, i cili ka gati 100 milionët e kërkuar (Euro). Me këtë rast, në shtypin e huaj saktësohet se Taçi është një petrolier shqiptar, ka dashur të blejë ca aksione të Milanit, më tej deshi të blinte Bolonjën, dhe askush s’e mori vesh pse s’e bleu.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>pikerisht sot Rai sport 1 thoshte se do blente aksione te Roma...</p>

Submitted by nik (not verified) on

<p>sa here qe taci eshte holle nga leket,njofton qe do te bleje kete apo ate ekip.</p><p>perralla per mashtrim.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.