Raportim “i thatë” drejt e nga “terreni”: Gjergj Ndreca është jashtë rrezikut për jetën

Postuar në 09 Tetor, 2012 08:26

Lajmi i parë, i mirë, i rëndësishëm: Gjergj Ndreca është jashtë rrezikut për jetën. Këtë ma thanë infermieret që takova, të cilat ishin dashamirëse jo vetëm me të sëmurin, por edhe me gjithë ata që e vizitonin. Veçse kujdeseshin që vizitorët të mos kishin kamera, diktofonë, etj. Ndoshta nga meraku për t’mos shqetësuar Ndrecën; ose ndoshta nga frika e dikujt, që nuk do duronte dot foto e intervista me të. Por unë nuk shkova për të bërë foto. Nuk shkova fare si gazetar, ndonëse ndërgjegjen e ngasjen e gazetarit e mbaj gjithnjë me vete (ja, ky shënim i shkurtër këtë tregon). Shkova si qytetar, dhe si i njohur i tij. Më befasoi me gjestin ekstrem (këtejpari nuk para bëhen sakrifica të tilla në emër të asgjëje), por më befasoi edhe me faktin që, ndonëse lëngonte në shtrat, me trupin e fytyrën plot shenja djegjeje, nuk dukej i ligështuar. “Gjesti i vetflijimit nuk ishte i tepërt e i kotë”, dukej se thosh me fjalët që mezi nxirrte nga goja dhe me pamjen që në ato 5 minuta të bisedës së mundimshme që bëra me të më bëhej si gjëja më elokuente në këtë botë.

M. Nano

 

Comments

Submitted by ilir (not verified) on

<p>Mustafa, po ky arrestimi i&nbsp; grevistit tjeter eshte&nbsp;i qellimshem nga Policia per ta nxjerre sikur ia kane vene flaken te tjeret apo Ndreca e vuri vete flaken.vetes......Si qendron?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.