Ramiz Alia: “Zogu ngriti shtetin por ekonominë e rrënoi. Fenë e ndaluam pas një letre tek Zëri i Popullit”

Postuar në 07 Tetor, 2012 14:54

Vazhdon botimi në media i pjesëve të librit ‘Shqipëria Ime, Unë dhe Ramiz Alia’ ku Januz Januzaj ka zhvilluar një bisedë të hollësishme me Ramiz Alinë para se ai të vdiste.

Mapo boton pjesën ku Ramizi i njeh Zogut meritën që ngriti shtetin, gjë që as qeveria e Vlorës nuk arriti ta bënte. Por “Nëse flasim për zhvillimin e vendit, nuk i gjen ndonjë të mirë. Mund t’i gjesh ndonjë gjë të vogël, ka zhvilluar pulat. Por themelore për mua, nëse do të flasësh është kjo: që ai arriti ta krijojë shtetin. Në fund të fundit po të shikosh pak objektivisht, e vërteta është që mbretëria ka këtë meritë që ai vuri themelet e shtetit. Në kuptimin, bëri gjyqet, sistemin gjyqësor, sistemin policor, ushtrinë, bashkitë, prefekturat, e kështu me radhë. Domethënë, vuri në këmbë shtetin. Kjo është merita e Zogut gjatë qeverisjes së tij. Se as Vlora e as Ismail Qemali dhe asnjë nuk arriti të qëndronte deri në Kongresin e Lushnjës. Ai është më tipiku, që mund të kishte bërë diçka (...) madje ai vuri dhe sistemin shkollor, tjetër nuk po flas, por kishte. Këto gjëra nuk duhen mohuar, ne i mohuam të tëra, por nga ana ekonomike, s’kishte asnjë gjë, ishte për faqe të zezë, që të mendosh çka fitoi ky vend prej tij.”

Ndërkohë që Gazeta Shqiptare boton pjesën ku Ramiz Alia flet për ndalimin e fesë, çka erdhi pas një letre të popullit në Zëri i Popullit.  “Më erdhi letra, i pashë këto llafe që të thashë, dhe unë kisha bindjen që nuk kishim nevojë për këtë. “Mirë, - u thashë, - të mos botohet!”. Dhe po mendoja se a mund ta mbaj unë këtë përgjegjësi politike? Edhe ajo, anëtare e Byrosë Politike është, dhe shkova tek Enveri në zyrë dhe ia tregoj të gjitha dhe i thashë se ‘nuk jam dakord, prandaj i kam dhënë urdhër gazetës të mos e botojë’. Ai u mendua pak dhe më tha: “Mirë ke bërë. Para se të bëjmë hapa të tilla, duhet diskutuar, jo kështu!”. “Mirë, - i them, - edhe unë këtë mendim kam”. E mbyllëm këtë muhabet, kur të nesërmen më merr në telefon Enveri dhe më thotë: “Mor Ramiz, sikur ta botojmë letrën?”. “Për ta botuar e botojmë, - i thashë unë, - por, po hapim një luftë të tërë në një punë që, nëse s’jemi dakord nuk shkon”. “Mirë, - tha, - ta botojmë, të shohim ç’reaksion do të ketë dhe do ta diskutojmë”.” Kujton Ramizi para Januzajt.

Më pas, furtuna mori përmasa biblike, “Organizata e Gruas ngrinte problemin se zakonet prapanike qenë pengesë që gruaja të merrte pjesë në shoqëri, të merrte pjesë në mbledhje, etj. Dhe zakonet fetare janë një pjesë e kësaj, edhe mbi këtë bazë pastaj, u mor ai vendim për fenë...”

Libri botuar nga Toena ka dalë tashmë në treg.

k.c.

 

Comments

Submitted by raimondi (not verified) on

<p>Po Dulla sa i madh&nbsp;&nbsp; si ndyrhsonte mendja&nbsp; , tak fak, me ore __Shifte ndonje enderr te keqe naten , i kthehej mendja menjehre .</p><p>Ne fillim tha : Ta mendojme kete pune-.......Pastaj diten tjeter&nbsp; ,sic duket ka pare ndonje ender te keqe me prifterinj e hoxhallare se ata me ato veshje e mjekra te hapin barkun ,dhe &nbsp;ja dha truri : More Ramiz po sikur ta botojme - hahahahahahaaha _Kjo eshte e madhe fare-</p><p>&nbsp;</p><p>Ne fakt ja beri mire qe e hoqi fene, se feja eshte gje e piste fare .Te rish te degjosh prifitn me hoxhen duke thene hajvanlleqe qe te vjen per te vjelle ...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.