Rami Memushaj: Akademia e Shkencave i ka bërë fresk pushtetit këto 22 vjet

Postuar në 05 Korrik, 2013 06:06

Gjuhëtari i njohur, Rami Memushaj është intervistuar nga gazetarja Alda Bardhyli e Shqip-it, dhe biseda është vërtitur rreth Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë, së cilës i duhet të zgjedhë në këto momente kryetarin e ri. Memushaj është shumë kritik me Akademinë në tërësi. “Funksioni i [Akademisë] ka qenë t’i bëjë fresk qeverisjes së radhës; as para ‘90-s nuk ka qenë një institucion me të vërtetë i pavarur, por të paktën nuk ka qenë pa peshë në jetën kulturore të vendit, sidomos me kërkimet dhe botimet në fushën e albanologjisë”, thotë ai.

Më poshtë, në përgjigje të pyetjes se çfarë është bërë këto 22 vjet prej saj, Memushaj  kalon në detaje: “Shoqëria shqiptare ka pësuar zhvillime të vrullshme, kriza e luftëra, por zëri i Akademisë, si tempulli i dijes, ka qenë zero. Gjithnjë në bisht të situatës, pa busull dhe pa orientim drejt interesave madhorë kombëtarë. Le të kujtojmë heshtjen e saj për çështjen e autoqefalisë së Kishës Ortodokse Shqiptare; ose “Platformën për zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare” (të vitit 1998, kur në skenë kishte dalë UÇK-ja), në të cilën kërkohej ndërhyrja e faktorit ndërkombëtar “për ta njohur Republikën e Kosovës si element konstitutiv të Republikës Federale të Jugosllavisë”; ose heshtjen e saj në vitin 2001, kur shpërtheu konflikti i armatosur në Maqedoni; ose sjelljen e saj me rastin e atlasit gjeografik të hartuar prej drejtorit të Qendrës së Studimeve Gjeografike, atlas që pakicat në Shqipëri i rriste artificialisht në mbi 10%; ose heshtjen e saj për varrezat e ushtarëve grekë, për manastiret e memorialet greke etj.”

Intervistën e plotë mund ta ndiqni në linkun http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/07/05/akademia-e-shkencave-ka-deshtuar-keto-22-vite/

Re.Pu.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Ore mos e ka ky inatin qe po zgjidhet Ethem Lika si Sekretar i Shkencave Shoqerore te akademise dhe miku i tij Jorgo Bulo (me nji liber te vetem gjat gjith jetes) nuk do marri gje. Apo Zt Rami Memushaj kerkon te ktheje kohen e Luan Omarit dhe te ngreje institucione pa fund qe ti rendojne xhepit te qytetareve...si ne kohen e Enverit?

Sot ne ekonomine e tregut, ka nevoje per nje Akademi qe nuk mikromanaxhon punen shkencore por e mbeshtet ate duke shtyre qeverine dhe duke krijuar ura bashkepunimi me biznesin privat.

Rami, ti dhe Jorgo Bulo mos i beni fresk pushtetit socialist, se politizimi I metejshem I akademise nuk I sherben kombit.

Submitted by illi (not verified) on

Sigurisht qe Memushaj ka te drejte ne shume prej çështjeve qe ngre. Mjafton vetem fakti qe kryesia e sotme e ASH, pretendon te realizoje zgjedhjet e veta dhe gjithçka reduktohet ne nje rokade mes kryetarit dhe nenkryetarit aktual, per te kuptuar se ne çfare llumi eshte katandisur ASH. E nderkohe qe konkurrimi i Korkutit per kryetar eshte disi i kuptueshem, jo vetem si nje ngjitje ne hierarkine drejtuese te ASH, por edhe per ndihmesat e tij ne albanologji, nuk kuptohet se pse konkurron G. Beqiraj per nje shkalle me te ulet ne hierarki?! Sidomos tani qe morri edhe medalje ne kongresin e peshengritjes?! Tej shakase ky lloj akademiku shprehet ne menyre vetdiskredituese se nuk ka te tjere akademike ne konkurrim, pasi te tjeret merren me pune?! A nuk do te ishte me mire qe vendi i nenkryetarit te ngelej bosh?!

Nga skica e mesiperme eshte e kuptueshme qe institutet shkencore, sot te mbledhura ne Qendren e Studimeve Albanologjike, nuk mund dhe nuk i duhen kthyer Akademise, por nga ana tjeter ato nuk mund te drejtohen nga nje lejfen i pushtetit sikurse lektori i shnderruar gjate ketyre viteve ne Profesor, zoti A. Marashi, i cili do te mbahet mend vetem per organizimin perjashtues te Konferences per standardin ne Durres, per nivelin e ulet profesional dhe mllefin e shprehur ne nje sere intervistash si dhe per te vetmin reformim te instituteve: vendosjen e drejtoreve te rinj pa te drejte vule. Besoj se mjaftojne keto rezultate qe dhe ai te dorehiqet apo te terhiqet se bashku me G. Beqirajn, per t'i dhene disi frymemarje punes shkencore, veçanerisht ne fushen e albanologjise.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.