Rama: Treni opozitar këtë radhë do të jetë më i madh se në 2009-ën

Postuar në 28 Korrik, 2012 04:11

Në emisionin Debat të Alfred Pezës në Vizion Plus, Edi Rama bëri dje ofertën më të hapur për krijimin e një fronti opozitar kundër “regjimit policor të Berishës”, në mënyrë që treni i partive në koalicionin opozitar të jetë sa më i madh në zgjedhjet e 2013-ës. Ai tha se çështja çame është adresuar tashmë në programin e ri të PS-së, gjithashtu edhe çështja e ish pronarëve dhe e ish të persekutuarve. Dhe më tej Rama tha se nuk ka pse të mos bashkohen në koalicionin opozitar parti si FRD-ja, AK-ja, PDIU-ja, PDK-ja etj. “[Ne] kemi aktualisht forca të djathta të zëshme që janë pjesë e koalicionit [tonë] dhe që përfaqësohen nga të përndjekur politikë si Spartak Ngjela apo Kurt Kola,” tha ai.

Re.Pu.

Comments

Submitted by kevinjon (not verified) on

<p>Epiteti i rradhes &quot;Regjim policor i Berishes&quot;...</p><p>Qe te kesh regjim policor o Ram epitet-beresi duhet te kesh polici te hajrit. Si mund ta quash regjim policor kur tu deshen vetem ca halabake per ti derrmuar te Kryeministria? Kur ne Shqiperi paska regjim policor atehere cfare duhet ti themi BE-se e USA-se &quot;diktature policore&quot;? Shko ne Gjemani, France e Angli e bej ato numra qe ben sipas qefit ne Shqiperi dhe do ta shohesh policine nga biruca pataj....&nbsp; Po policise se Singapurit qe ta fut gjoben 5000 &euro; po te hedhesh nje leter a pershtysh ne toke cfare ta quajme?</p><p>Po pak regjim mediatik opozitar nuk kemi?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.