Rama paraqet strukturën: Reformë e thellë në Ministritë Kryesore, ndahen Transportet, bashkohet Arsimi me Sportin, zhduket Ministria e Inovacionit. Emrat e ministrave, në gusht

Postuar në 24 Korrik, 2013 08:21

Kryeministri në ngjitje, Edi Rama, ka përcjellë para pak çastesh për mediat strukturën e qeverisë së tij. Sipas z. Rama, ajo është ndërtuar mbi bazën e prioriteteve e nevojave që ka vendi, dhe se për të janë konsultuar shumë struktura (sidomos) qeverish në vendet e reja të BE.

Përgjegjësitë e qarta mes sektorëve dhe shpenzimet më të ulëta nga taksat janë fokusi i kësaj strukture.

E para që do ristrukturohet thellësisht është organika e Kryeministrisë. Pritet një raport i ri mes kabinetit të Kryeministrit dhe gjithë piramidës (shumë të mbingarkuar e parazitare, sipas Ramës) dhe reduktimi i komiteteve ndërministrore.

Prioritet e qeverisjes do reflektohen te puna e K/ministrisë. Do të ketë një zv/K-ministër pa asnjë portofol tjetër.

Min. e Financave nuk ndryshon por do të ketë strukturë tjetër të brendshme, për sa i përket kompetencave. E njëjta me Ministritë e Brendshme, Mbrojtjes dhe atë të Jashtme. Por organizimi i tyre i brendshëm do të ndryshojë rrënjësisht. Njëjtë me Min. e Drejtësisë. Min. e Integrimit do të marrë rol të ri e fuqi të re.

Ministria aktuale e Ekonomisë (një superministri me inefiçenca) do të ndahet në Min. e Tregëtisë, Zhvillimit Ekonomik e Sipërmarrjes, që do të mbulojë shumë sektorë, ndër ta edhe marrëdhënien me sipërmarrjen – pjesë e një ristrukturimi të thellë raportesh.

Ministria e Industrisë e Energjisë do të mbulojë energjinë dhe pasuritë natyrore, sikurse dhe industrinë e lehtë.

Ministria aktuale e nuk e di se sa punëve, ironizoi Rama ministrinë e Transportit, do të ndahet. Prej saj do të shkëputet Ministria e Zhillimit Urban e Turizmit, dhe Ministria e Transportit e Infrastrukturës.

Ministria e Bujqësisë do të plotësohet edhe e Zhvillimit Rural dhe e Ujërave. Këtu do të shtohet edhe administrimi i Detit në ekonomi.

Ministria e Punës transformohet në Ministri të Mirëqenies Sociale dhe të Rinisë.

Krijohet Ministria e Sportit dhe e Arsimit, ndërsa Ministria e Kulturës del më vete, e fokusuar te kultura dhe trashëgimia kulturore.

Një ministër pa portofol për inovacionin dhe administratën publike. Do të ketë një ministër për Çështjet Vendore.

Shkurtohen komitetet (parazite) të varura nga Kryeministri.

Rama premtoi që emrat do të vijnë në fillim të gushtit.

k.c.

Comments

Submitted by bbb (not verified) on

Rama prezanton strukturën e qeverisë së re. Do shtohen disa minstri te reja qe ja ka premtuar Ilir Floririt.

Ministria e Skrapit
Ministria e Ilaceve te Skaduara
Ministria e Blloqeve
Ministria e Videopergjimeve
Ministria e Poreve te Fytyres
Ministria e Hidrocentraleve per Privatizim
Ministria e Diplomave Fallco

Submitted by Dritan (not verified) on

U bere bajat, te njejten gje ke postuar tek gazeta tema.

Po ju dridhen kembet, se ndoshta per here te pare ne jeten tuaj do mesoheni cdo te thote te respektosh ligjin

Submitted by bbb (not verified) on

Une do postoj ku te me doje qefi e si te me doje...Ti permbahu. Kush je ti more qe mund ti besh analize mendimeve te njerzve? Cfare mendon ti te censurosh mendimet e mija?? Une skam asnje interes personal por qeveri me hajdutet e LSIse nuk e honeps dot...

Submitted by Nonim (not verified) on

U fol shume per shendetesine FALAS, por emri nuk iu permend i ministrise!!!!!!

Do jete pjese e Ministri të Mirëqenies Sociale dhe të Rinisë?

Kot sa per muhabet

Submitted by ervin (not verified) on

Po afron dhe koha qe mali i mbarsur nga megallomani i tredhur Rama te pjelle kocomiun e vet me shendetesi falas, TVSH= 0 per nje sere produktesh jetike, heqjen e takses per biznesin e vogel (nuk e di se sa dakord do te jete FMN-ja dhe BB-ja) si dhe taksimin progresiv per te gjithe te pasurit qe nuk quhen Koco, Fidel, Ladi etj sepse kush paguante 10% te fitimit te vet prej 10milione ne muaj paguante me pak se fakiret qe i detyroheshin shtetit 10% te pages se tyre mujore prej 300-400 mije lekesh te vjetra. Dhe meqe Rama si piktor e ka qare gjithmone matematiken tani i ka hyre dhe arkitektures duke i shtuar kabinetit te vet nja 30% shtesa katesh strukturore dhe financiare. Buxheti i shtetit qe renkon si menteshat e nje dericke te derrmuar ja lejon neomatematicienit pseudoarkitekt Rama te tilla lukse. Paste fat ( ne mos ndjese) ne aventuren e tij qeveritare me misionin e mbushjes se thesit me ate cka u ka mbetur shqipetareve.

Submitted by raimondi (not verified) on

Shqipera nje vend  me 3 milion banore ka gjithe keto ministri te vecuara ...Kjo eshte skandaloze--Tamam te vjedhesh parate e popullit

Kjo eshte korupsuion qe ne ndertimin  e qeverise

Sportet, Kultura , Arsimi dhe Rinia , shkojne bashkarisht __C'eshte kjo nje Minsitri Kulture me vete, dhe Ministria e Arsimit e Soprteve me vete --Shqiperia eshte vend i vogel fare, dhe nuk ka kaq shume aktivitete te zgjeruarua ne Sport , e kulture --Ato mbulohen me drejtorite

Apo Transporti, Infrastruktura , Sherbimi urban etj ....keto mund te ishin ne nje ministri te gjitha se keto pothuaj ajne e njejta gje e shprehur me fjale te ndryshme __Keto kane vetem ndryshim semantik,  ndaj duhet te ishin sebashku, -ketyre ju shtohej edhe Turizmi , sepse keto kane lidhje me njera tjetren ne menyre direkte __Ndaj nuk ka kuptim ti ndash ne minsitri me vete, ......dukee renduar xhepin  e shqiptareve

Nje vend i varfer dhe kaq shume i vogel sa Shqiperia ka minsitri te vecanta per aktivitete qe kane nje game shume te vogel zhvillimi ne Shqiepri.........

Pastaj c'eshte ajo ministri qesharake fare __Ministri per maredheniet me Parlamentin --WOW!! --Skandaloze

Mire qe nuk krijoi edhe nje Minsitri per maredheniet me Sopionsat ..loooooool

Sic duket keto ministri ne kete menyre i ka hartuar ai qori i Fuga qe  eshte shkencetari i Edit, __Por une nuk e marr vesh ca i meson ai Edit, se Edi cdo levizje politke qe ka bere , e ka bere beter fare --Sikur nuk ka common sense fare
Se edhe zgjedhjet i fitoi nga Meta, se ai me Fugen dhe ekipin skopions nuk fitonin kurre zgjedhje --Ata jane te pabesueshem ne cdo gje
Ja cfare qeverie me gjithe keto minsitri te panevojeshme ...TURP !

Tamam i babezitur   dhe shume i  papregatitur se kur thote do e mbushim qeverine me gra, kjo eshte qesharake fare

Se ne jetojme ne keto vende mderne me qindra vjet demorkaci, dhe ne qeveri nuk kane me shume se 1 apo dy gra __Ndersa ne Shqiperi Edi kekron ta beje qeverine Harrem ...lol

Ngaqe kekron te beje gjeraa te vecanta ky Edi ja fut pordhes --Por ndoshta se ka fajin ky e ka ai Fuga qe mi ka syzet si fund kavanozi

Na gjeti belaja ne fakt , se Sales ja kish fajin Baba , qe i fliste per camet --Ndersa ky ja ka fajin Fuga .....Nuk ke nga ja mban ...lol

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.