Rama: Në ceremoni fola me fëmijët e Nishanit, jo me Nishanin

Postuar në 27 Korrik, 2012 16:49

Kush ka ndjekur ceremoninë presidenciale që u mbajt në Presidencë, ka mundur të vërë re praninë e të parit të PS-së, të cilin kamerat e kapën teksa i dha dorën të parit të shtetit. Ishte një ceremoni që më kujtoi koncertin në vitin 1936, tha në talk-show-n e së premtes në Vizion Plus Edi Rama, që ka treguar se i ka shumë për zemër paralelet me situata filmike të artit soc-realist (e ka filluar me Robert Çamçakëzin). Dhe e zhvillon idenë e vet: “ceremonia ishte triumf i mediokritetit dhe banalitetit”. Peza ndërhyn: Ju gjithsesi ishit në këtë ceremoni… Dhe Rama ia kthen se shkoi për institucionin, e jo për personin që u zgjodh në krye. “Ai u zgjodh në mënyrë kushtetuese, sidoqoftë”, saktëson.

Zoti Nishani ‘u ankua’ qysh atë natë në programin e Pekës për faktin që ‘Rama thjesht i kish dhënë dorën, por nuk e kish uruar’. Rama, në vend të shpjegimit të kësaj situate, synon të marrë empatinë e simpatinë e familjes Nishani: “Pata mundësi t’iu them diçka më shumë fëmijëve të Presidentit, që më bënë përshtypje për ndrojtjen e tyre shumë të sjellshme dhe sinqerisht do të uroja që kur të marrë vendimet që do i duhet të marrë, Presidenti të merakoset më shumë për emrin që do u lërë atyre dy fëmijëve, vajzës dhe djalit, se sa për shijen që vendimet e tij do t’i lënë Saliut apo partisë nga ai doli”.

E.G.

Comments

Submitted by nik (not verified) on

e po qenka trap fare ky edi.

shkova ne ceremoni por fola me femijet,jo me nishanin.

sa poshte ke rene mor derdimen.Mjer ps ne dore te kujt ka rene.

Submitted by Fenix (not verified) on

Ky s'e meriton me vendin ne ResPublica dhe ne asnje media tjeter.  Duhet te largohet sa me pare se bashku me kundershtarin e tij.

Submitted by kevinjon (not verified) on

Rama thote: "Shkova se ishte President korrekt me Kushtetuten" Po ajo mbledhja e paradites ne PS se duhet a sduhet te shkoj perse ishte atehere? Mendim se si duhet te sillet ndaj Kushtetutes?

Rama thote: "Gjynah femijet e gjore se ke kane per baba" Ne cilen kulture demokratike vete Kryeopozitari te familja tjetrit per ti thene ndryshe "e keni baben maskara"?

Rama thote: "Rendesi ka uniteti i PS-se para zgjedhjeve dhe per kete nuk do te lejoje asnje kritike perbrenda" Ka apo ska problem cilesia se spo e marrim vesh? Pra nuk ka rendesi cilesia me te cilen shkon PS-ja ne zgjedhje por vetem argjitura fizike? Po a nuk eshte kjo parodi e permotshme e Rames qe per cdo ligj e per cdo nisme te maxhorances, edhe pse kerkesat e Brukselit jane te qarta ne cfare kerkohet, bllokon e zvarrit ne emer te cilesise kunder sasise? A nuk ishte/eshte "kompleksi" i cilesise per ligjin e gjykates administrative, dhe se fundi ligji per Imunitetin pengesa kryesore per statusin? Mos i quan cilesite e veta personale si cilesi baze te pergjithshme si ne nje sistem Enverian? Sa e lexon dhe e kupton Nietzschen e kohes para-demokraci mor aman?

Rama thote: "per ne, ligji imunitetit eshte ceshtje e mbyllur" ku mer? ne sirtar per shantazh? Edhe Kidnaperet thone: E kemi robin ne pranga e biruce, presim deri sa te na bien leket! ?

Rama thote: "Jemi te hapur per FRD-ne e AKZ-ne mjafton te rrezojme Berishen" Po mir mo Edi, sa pa kujtese e konsideron ket popull? A nuk bete 3 vjet zhurme per Meten "qe ju tradhetoi idealet duke i vajtur Berishes ne krevat"? Po i thua Topit e Spahiut hajde ne krevat? Per hir te vjerres me komshiun? Po e sperdredh moralin si kurvat E?

Rama thote: "nuk jam i sigurte se edhe po ti plotesojme 12 kushtet ne kohe do marrim Statusin" Po pse nuk i bashke-ploteson njehere ato te shkreta 12 pika tja leshe BE-se kopilin ne dere e pastaj te shohim? A nuk jeton ti gjithe diten duke bere plane per kopila ne dere? A nuk ishe po ti qe me vrap vajte ne Bruksel dhe the se Statusin harrojeni se s'votova une?

Rama thote: "Koncert ne vitin '36" Po ti cfare je "fryma komuniste qe ka filluar te organizohet? Akoma me kulake e gju me gju me popllin?

kev

Submitted by Arbereshi (not verified) on

Ky "gjoja" i gjate i PS vazhdon me gafa.Flet ne TV kreu i nje partie te madhe te opozites dhe ne vend te jape mendime se cfare pret populli dhe PS nga preidenti i ri,merret me familjen e tij, dhe u uron qe "babai t'i nderoje e t'u lere nje emer te nderuar"!! Ka vete qe i  pelqen te flase cdo dite ne Tv-ra e gazeta,apo te shkruaj "iditoriale",e terr e verre!! Jo rralle ne te kaluaren dhe tani godet e shan Sali Berishen se nuk le rradhe e dite pa dale ne TV -ra,por ai vete po ia kalon kryeministrit? Valle,kjo eshte puna e nje kryetari partie te opozites te merret me me the e te thashe e c'tha Berisha e c'thashe une e te na veje dite me dite te takoje ose te prese ambasadoret perendimore per t'u konsultuar e marre keshillka apo urdhera nga nderkombetaret te cilet "i ka shume xhan"!

Po lerini keto more zoti kryetar i opozites,kini shume punera me te rendesishme per t'u marre;organizoni opozite popullore e jo vetem opozite "politikanesh e parlamentaresh".Ku eshte qeveria socialiste "hije" me detyra e veprime konkrete,me opozite e kritike te forta e te efktshme kunder mosmarrevajtjeve e te metave te qeverise, me detyra e programe konkrete ne ndihme te popullit per te permiresuar sado pak gjendjen e tyre te mjeruar,per t'u ulur sado pak numrin e te papuneve dhe te vobekteve qe hane me "lemosha" apo nga listat e bakalleve;pse nuk nxiten biznesmenet dhe te pasurit,pasues apo simpatizante te PS per hapje vendesh pune per te vobektet,per te organizuar ndihma e fonde solidariteti? Nuk del gje nga llafet dhe "pergjerimet"!.Opozite  nuk eshte ajo qe "nxjerr gjoksin" e hakerrohet ne zonat permbytura,ne funeralet e te vrareve, e ne zonat e minierave sa here qe vriten aksidentalisht minatore apo femijet e tyre,por nuk nxisin  e mbeshtetin organizimin me mire te sindikatave te tyre qe te perballen me pronaret me dinjitet dhe ne perputhje me ligjet e vendit e ato nderkombetaret.Flet e flet Edi Rama per pervetesimin  e pronave shtetrore e private ne rrethe te ndryshme dhe mburret se po te vije ne pushtet do t'u dale zot pronareve te vertete dhe poopullit te cpronesuar e vjedhur,kur tani mjaftohet vetem me ndonje shkrim ne Twitter apo ndonje editorial,apo me cjerrje te ndonje parlamentaruci socialist per "vjedhje" te pronave te popullit nga biznessmenet dhe familjet pushtetare,por ama nuk shkojne te mobilizojne nje opozite apo barrikade popullore kunder kesaj vjedhjeje te hapur aty ku behet vjedhja;te ndihmohet pronari me ndihme juridike e gjyqesore,qofte edhe nderkombetare,per te fituar te drejten e tyre.Therret opozita socialiste se po masakrohet administrata shterore dhe institucionevet,po hidhen njerezit ne rruge,per t'u zevendesuar nga te afermit apo me shenjuesit e rradhes( qe ngrejne dy gishtat apo ndihmojne ne vjedhjen e votave,ata qe votojne si familje per kandidatin e PD-se apo LSI-se,kurse PS ben  nje tollovine apo ngren nje "shterngate" ne legen,ndonese duhej te ndermarre veprime konkrete ne parlament e ne gjykata per te mbrojtur te drejtat e te perzeneve e te pushuarve nga puna ne administraten shtetrore,etj.,etj. Nje ze ne shkretetire!

Ngrihen ceshtje e behen thirrje ne parlament per skandale korruptive shterore apo ne gjykata,etj.,por parlamentaret,deputetet dhe vete kryesia e PS-se bejne zhurme vetem tre dite, e ceshtjet harrohet. Po per miliarderet e mazhorances,per vjedhjet masive dhe tenderat mafioze te shitjes se pronave shtetrore te popullit,pse vetem behet fjale e asgje nuk ndiqet me ligj.Populli kupton, populli ka kujtese te forte:te njejtat zollume kane bere edhe milioneret e PS-se;flitet shume per milioneret e miliarderes e shumices, per vilat dhe pronat e qeveritareve dhe deputeve dhe pasuesve te tyre ne PD e LSI,por Bracet me shoke te shohin edhe trarin ne syrin e tyre: te demaskojne edhe abuzimet dhe pasurimin e fshehte ne te kaluaren e tani te deputeteve e funksionareve te PS.Nuk i ka pare populli pronat dhe vilat e ish-ministrave socialiste dhe deputeteve socialiste: ato ndodhen prane e prane vilave e pronave ne "fshatrat turistike"( flitet per turizmin,apo jo,eh?) te bregdetit ne Golem, tek pishat e bardha,te plazhet e gjiut te Lalesit,ne ato te Vlores e gjithe brengdetit te Jonit, te pasanikeve e mafiozeve te mazhorances dhe muderiseve te tyre,gjykatesa apo avoketer,drejtore doganash apo te policise, drejtore te institucioneve per "mbledhjen" e taksave dhe shqyrtimin  e rregjistrimin e pasurive te pushtetareve dhe deputeteve te te dy kraheve,te cilet pasurohen me vjedhje e hajnira monstruoze e skandaloze te korrupsionit masiv e i shtojne atro cdo dite per shkat te mbrojtjes se tyre nga miqte e tyre ne qeveri e parlament dhe shpetojne pa u hyre edhe nje gjemb ne kembe,edhe kur jane protagoniste te skandaleve me masive e publike si ai i Ilir Metes,Bashes,apo Imamit me kompani. Populli i sheh, i di ,terbohet e klith kunder padrejtesive,por askush nuk i organizon sepse edhe kur ngrihen si me 21 janar ose vriten si kafshe ne mes te bulevardit nga qeveria e tyre ose tradhetohen nga pasiviteti dhe fryma e kompromisve te PS dhe partive te tjera te opozites,qe mendojne vetem per datat e votimeve per te ardhur ne pushtet apo fituar nje vend ne nje ministri ose ne parlament! O zot,cfare hipokrizie kriminale!

Thuhet se nje popull meriton qeverine apo udheheqesit qe zgjedh.eh? Po cilin e zgjodhen dhe e votuan vete zgjedhesit e varfer,qe nuk kane ditur dhe nuk dijne kurre ku shkoi vota e tyre,por shohin se si i mashtrojne e vjedhin "te zgjedhurit" qofshin me ngjyre blu apo roze.Por ne Shqiperi popullin e kane kthyer ne "tufe" udheheqesit tradhetare e matrapaze pushtetesh.Kush t'i ngreje ata ne revolta per te drejten e tyre?Ku jane sindikatat punetore e fshatare,ku jane organizatat e verteta jo qeveritare,te dalura nga populli,jo nga ambasadat e huaja apo nga zyrat e pushtetit e te opozites. Vertete zgjedhin qeverite e tyre popujt ne vendet perendimore,por ata kane bij e bija te zote e trima qe u marrin gjak ne vetull pushtetareve e parlamentareve sa here qe bejne qofte edhe korrupsionin ose gabimin me te vogel.Atje bie nje ure e bie nje qeveri e tere;atje ngrihen taksat,cmimet dhe papunesia dhe vu grevat e demostratat nga me te ashprat; atje vjedh nje "kapitull" per temen e diplomes qe ka bere dikur nje minister apo kryeminister qofte, e pas daljes ne shtyp fillon reagimi popullor dhe ata ikin me bisht nden shalle te demaskuar e te denuar,le pastaj po te kene vene dore ne fondet dhe financat e shtetit,apo te kene bere evazion taksash(shmamgje te pagimit te tyre)etj.

Ja keto doja t'ia kujtoja zotit Rama,kur degjoj se merret me bishtrat e te tjereve dhe nuk merret me punen e tij te vertete,per te cilen kane pritur prej vitesh shume mbeshtetes e simpatizante te PS apo te tij!Eshte koha qe si pushtetaret e sotem edhe ata qe kane qene apo enderrojne te vijne ne pushtet t'i vene mire gishtin kokes se ne mos, populli do te dije n je dite t'u veje teneqene pas...!

Kerkoj ndjese per zgjatjen por zemra me ndizet gjithe inat nga te gjitha keto  qe ndodhin ne vendin tone te mjere!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.