Rama mbledh koalicionin për të ndarë pushtetin në bazë të votave. Mungesa e Gjinushit, rastësi apo sinjal?

Postuar në 25 Korrik, 2013 13:12

Pasi ka shpjeguar strukturën e re, Rama ka mbledhur krerët e partive aleate për të diskutuar ndarjen e përgjegjësive në qeverisjen e re të vendit. Mbledhja e njoftuar për në 17:00, ka nisur 2 orë me vonesë e po zhvillohet me dyer të mbyllura në selinë e PS-së.

Sipas vëzhgimit të Balkanweb, është vënë re mungesa e kryetarit të PSD-së Skënder Gjinushi.

Përkthimi i numrit të votave në pjesëmarrjen qeverisëse paraqet disa probleme, kryesisht për shkak të pritshmërive të disa liderëve (Ngjela i ka bërë të qarta pritshmëritë për Ministër Drejtësie), por dhe për faktin që “përgjegjësitë” duhet të kenë parasysh dhe moscënimin e punonjësve sipas statusit të punonjësit civil.

Sipas marrëveshjes me koalicionin e gjerë me 37 parti, marrja e “përgjegjësive” do të bëhet në nivel qarku për ato që kanë nga 500 deri 1000 vota dhe në nivel kombëtar për partitë me 5000 deri 10.000 vota, dhe partitë me mbi 10.000 vota, do të marrin pjesë në një bashkëqeverisje të shtrirë në nivel lokal dhe qendror.

200 mijë votat e LSI, pritet të përkthehen në 4-5 ministri.  

K.C.

Comments

Submitted by bbb (not verified) on

<p>Mungesa e Gjnushit nuk eshte rastesi. Politika e Rames nga 2009 e&nbsp; deri me sot ka cuar ne likujdimin politik te parive te vogla te majta si PSD, PDS etj. Shto ketu edhe goditjen qei jep kodi zggjedhor partive te vogla te majta 56,000 vota e te cilave i mori shoku Ilir Floriri si parti e dyte &quot;opozitare&quot;. 56,000 vota dmth 5-6 deputete qe LSIse ja dha qyl kodi elektroral i Edi Rames dhe afrimi skandaloz qe PS i beri LSI me 1 prill pasi kish vjedhur pr 4 vjet bashke me Salen. Tallja e bythes qe beri Edi Rama me aleatet e vertete te se majtes, solli likujdimin politik te individualieiteve&nbsp;politike si &nbsp;te Gjinushit, Ngjeles( i genjen media se do behet minister!), Milos, Kocit etj dhe ngritje joreale&nbsp;me 4 fish te nje segmenti 20%esh te qeverise Berisha 2. Paradoksale dhe e felliqur njeokehesisht. Fytyrat e ndryra te LSIse, Edi Rama i poppoi ne politik. NQS LSi nuk do ihs ne frontin opozitar te majte, LSI sot e shifte veten me 0 deputete. Dhe kjo eshte edhe me skandalozja..</p>

Submitted by tani (not verified) on

<p>po pse duhet te ishte gjinushi aty,cpune kishte..smori as vota.ne vend te gjinushit vajti frroku.ka me shume mend se gjinushi dhe perfaqson gjasht mije vota.un nuk e kuptoj..bollme keta komunistat e vjeter ,ti zevendesojme me personalitete te reja dhe kuadro mee vlere sic jane frrroku dhe shume demokristiane te tjere.dhe ne ka kontribut me te madh se ckane bere demokristianet ne keto zgjedhje sic eshte marrja e nje deputeti ne shkoder dhe vrasja dhe heqja qafe e nje kryekomisari te saliut ..un nuk e di se cmund te kerkoni me shume</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.