Radikalizmi fetar dhe shoqëria shqiptare, Komuniteti Mysliman dënon çdo akt terrorist që maskohet pas simbolikave të fesë

Postuar në 10 Korrik, 2015 08:21

Përfaqësues fetarë, diplomatikë, studiues dhe qeveritarë morën sot pjesë në konferencën mbi radikalizmin fetar dhe ekstremizmin e dhunshëm, ku u diskutua për të forcuar bashkëpunimin përballë këtyre dukurive jo të lehta për t'u trajtuar. Ambasadori i SHBA në Shqipëri, Donald Lu, i kërkoi qeverisë që të analizojë me kujdes anketat dhe studimet e shoqërisë civile mbi këto dukuri, sepse ata qëndrojnë më pranë njerëzve. Komuniteti Musliman shqiptar ka dënuar çdo akt terrorist, i cili maskohet prapa simbolikave fetare. Kryetari i këtij Komuniteti Skënder Bruçaj tha se bashkësia muslimane po ndjek një seri projektesh për të informuar besimtarët dhe për të ndryshuar mendësitë e gabuara që vijnë nga keqinformimet mbi radikalët dhe ekstremistët. Toleranca fetare shihet nga të gjithë si një element kyc kundër radikalzimit të dhunshëm. Krahas tolerancës fetare, Shqipëria ka edhe vendosmërinë për të goditur dhe parandaluar ekstremizmin, pohoi ministri i brendshëm Saimir Tahiri. Sipas tij, ekstremizmi i dhunshëm mund të parandalohet me bashkëpunimin e të gjithë institucioneve shtetërore dhe shoqërisë civile. Disa muaj më parë forcat e rendit arrestuan një imam dhe një grup të rinjsh nën akuzat për rekrutim të personave për t'i dërguar në Siri dhe veprimtari të tjera krimiale dhe mesazhe dhune. Një numër shqiptarësh mendohet se kanë mbërritur në zona të kontrolluara nga ISIS dhe janë bërë pjesë e luftimeve atje, ndërsa në Shqipëri janë forcuar masat për t'u frenuar kjo dukuri.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.