Quiz: Sa shtete e kanë njohur Kosovën? 89? 90? Apo 91?

Postuar në 19 Qershor, 2012 13:44

Një nga argumentat e nxehtë në debatin politik Kosovar është “njohja ndërkombëtare e Kosovës”. Ja një informatë zyrtare e ditës së diel, 17 qershor 2012: “Kosova pret që së shpejti të njihet nga disa shtete të Amerikës Latine, Amerikës Qendrore si dhe nga vende të botës arabe... Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar shumë takime me ministra të Punëve të Jashtme të shteteve që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Në këto takime, ministri Hoxhaj ka kërkuar nga këto shtete që të njohin pavarësinë e Kosovës dhe të lidhin marrëdhënie diplomatike. Ministri Hoxhaj ka marrë premtime të qarta se shumë shpejt disa shtete të Amerikës Latine dhe Amerikës Qendrore do ta njohin pavarësinë e Kosovës”...

Sa më sipër e kemi marrë nga një shkrim i Behxhet Halitit në të përditshmen Zëri, në të cilin ai denoncon/parodizon këtë dukuri. Dhe vijon: “Nuk e di a ka fjalë më shpesh të përdorur nga pushtetarët tanë që nga 17 shkurti 2008, sesa fjala ‘njohje’. E kanë bërë bozë me këtë fjalë. E kanë përdorur vend e pavend. Natën e ditën. I kanë irrituar qytetarët e shtetit të Kosovës. E patën nisur me “pritjen në radhë” të shteteve të botës për ta njohur pavarësinë e Kosovës. E patën vazhduar me “këtë javë do të ndodhin edhe kaq njohje”. Pastaj “javën tjetër do të ndodhin njohjet nga filan shtetet”... Dikur, filluan të shtyhen mes veti: “Këtë njohje e solla unë”, “Këtë njohje s’e solle ti, por unë”! Edhe kur proklamoheshin njohjet, nga pala tjetër thoshin se ende nuk kanë arritur letrat e njohjes. U bë edhe si quiz: a e di kush sa shtete e kanë njohur deri më sot pavarësinë e Kosovës? 91 apo 89 shtete?”

Re.Pu.

Comments

Submitted by Jola@hotamail.fr (not verified) on

1 albania
2 usa
3 franche
4 angleterre
5 Portugal
6 Italie
7 Turquie
8 Japon
9 core du souede
10 pays bas
11 Bulgarie
12 Australie
13 Autriche
14 Norvège
15 souede
16 Belgique
17 suisse
18 Canada
19 Croatie
20 slovanie
21 Irlande
22 Islande
23 Finlande
24 Danemark
25 repece teqece
26 polonie

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.