Pse duhet një student i ri shqiptar të vdesë në Siri në një luftë civile-fetare të huaj?

Postuar në 25 Korrik, 2013 06:26

I ri, student, ka dhe emrin Atdhe, por ka rënë “dëshmor” për një atdhe të huaj ku bëhet një luftë civile. Portali i gazetës “Zëri” njofton se Atdhe Deva është shqiptari i radhës që është vrarë pardje në Siri. Deva ka qenë student në Fakultetin Teknik në Prishtinë, sipas portalit 'Ilirida'. Ueb-faqja po ashtu ka postuar një foto ku duket ai në një takim me të rinj të tjerë. Deva raportohet se ishte i dhënë pas fesë Islame. Ndërkaq shumë prej atyre që e kanë njohur, kanë konfirmuar vrasjen e tij për ueb-faqen e sipër-përmendur.

k.c.

Comments

Submitted by arnaut (not verified) on

Zoti i dhente rrahmet Atdheut dhe te gjithe atyre deshmoreve shqiptare e te huaj qe kane sakrifikuar jeten e tyre per lirine e popullit sirian.

Pse duhet te shkoje nje shqiptar te luftoje per lirine e sirianeve? Sepse po nuk u solidarizove me te tjeret kur ata vuajne, si mund te pretendosh te tjeret te solidarizohen me ty ne diten tende me te veshtire?

Ky ndoshta eshte nje falenderim i vogel per ata dhjetra e qindra vullnetare nga Lindja e Mesme qe erdhen te luftojne per lirine e Kosoves.

Respekt ketyre trimave.

Submitted by Leftie (not verified) on

Une habitem me habine e ju majtisteve. A nuk eshte internacionale bota e re? Po sipas kesaj logjike Petro Marko kot luftoi ne Spanje? Disa e bejne kauze ate te turqve disa ate te Egjyptianeve e shumica mbeten, ashtu sic thua tjeterkund zotrote, aktiviste FB. Te pakten Atdheu e ka pasur seriozisht kauzen e tij. Skin in the game, jo shaka.

Submitted by Joni (not verified) on

Sipas kesaj logjike, perse duhet te merrnin pjese disa shqiptare ne luften e Spanjes, perse duhej qe trupat shqiptare prej me se 10 viteve te gjendeshin ne Afganistan, perse NATO nderhyri ne Kosove, Libi, a gjetke? A nuk eshte solidariteti human me nje popull qe vritet e masakrohet barbarisht vlere e mjaftueshme per t'iu pergjigjur pyetjes suaj? Apo cdo gje qe mbart emrin "musliman" perben lajm?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.