PS denoncon 40 drejtues dhe efektivë të lartë të Policisë të Shtetit të përfshirë në fushatën e PD-së

Postuar në 19 Qershor, 2013 14:23

Një material denoncues të cilit i është bashkëngjitur një listë me 40 drejtues dhe efketivë të Policisë të Shtetit, të përfshirë në fushatën e PD-së, ka paraqitur para mediave deputeti Saimir Tahiri. Sipas Tahirit ata do të përballen me drejtësinë pas 23 qershorit.

“Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës, janë kthyer në reparte militantësh, me shefa komisariatesh, oficerë, agjentë dhe inspektorë që bëjnë nga mitingashët deri te informatorët apo dhe agjitatorët e partisë në pushtet, ndërsa ca drejtues të Policisë së Shtetit, akoma më keq, janë kthyer në kamxhik për mbështetësit e PS apo hajdut ordiner që kërcënojnë njerëz për të mbledhur kartat e identitetit”, ka thënë Tahiri.

Më pas ai është ndalur në angazhimin në fushatën zgjedhore të administratës  që sot bëjnë fushatë për Saliun, siç kanë punuar këto 8 vjet po për Saliun dhe familjen e tij.

 Ai tha se PS ka ngritur një strukturë kapilare që merr, mbledh, evidenton, verifikon dhe dokumenton të gjitha shkeljet e ligjit nga militantët në administratën publike dhe Policinë e Shtetit, ndaj inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo sipërmarrje që ka për qëllim manipulimin e votës.

Listën e drejtuesve të përfshirë në fushatën e PD-së, sipas Saimir Tahirit do ta gjeni në linkun: http://www.gazetatema.net/web/2013/06/19/denoncimi-40-drejtuesit-e-policise-te-perfshire-ne-fushaten-e-pd-se/

Zh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.