Protestuesit “autoktonë” që protestuan kundër“pallatit” të Ramës, kushërinj të kryeministrit e banorë konviktesh

Postuar në 12 Janar, 2013 05:25

Gazeta Dita nxjerr sot listën e personave “tironca autoktonë” që do të prostestonin dje para të ashtuquajturit “pallati i Linda Bashës”, pjesë e akuzave të nxjerra në treg nga PD. Banorët autoktonas, zbulohen nga fotot që janë rrogëtarë adminsitrate dhe punëtorë konviktesh, madje të lidhur edhe fmailjarisht me familjen e Kryeministrit.

Dita publikon sot listën e “protestuesve autoktonë”:

  1. Mirsie Palaj, Godina 11, vajza e tezes e Liri Berishës
  2. Hasime Laukaj, Godina 5, vajza e xhaxhait e kryeministrit
  3. Urim Shenlika, Godina 4, kunati i Bujar Brovinës
  4. Marjeta Golemi, Godina 9, kryetare seksioni e PD
  5. Orjola Dervishaj, Shefe e Burimeve Njerëzore, krushkë e Brovinës
  6. Arbana Mehaj, shefe e degës së PD të zonës
  7. Ardian Tepelena, kushëriri i kryetares së Këshillit Mbikëqyrës, Anila Jani
  8. Luljeta Demiraj, Godina 3, konviktet e Q.S.
  9. Kimete Kazazi, Godina 25, konviktet e Q.S.
  10. Organizator: Bujar Brovina, drejtor i Qytetit Studenti

Protesta e këtyre “autoktonëve” ndodhi pas njoftimit nga PD që njoftonte kamerat televizive të ishin prezent në protestën e “banorëve autoktonë”. Dekonspirimi i tyre, ndodhi nga banorët e zonës që pinin kafe aty ngjitur...

k.c.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Jane ata qe po bejne gati armet per ta rimbajtur ne pushtet Sali Berishen me çdo kusht. Jane falangat e krimit qe kane pushtuar Shqiperine dhe qe fryjne nga Veriu drejt Jugut.</p>

Submitted by Harilla (not verified) on

<p>&nbsp;Gazetari investigativ që ka bërë goxha punë për dekonspirimin e protestuesve, për pallatin gjeti ndonjë të dhënë?</p><p>Apo qarkulloni, qytetarë, se loja bëhet për kampet! Gazetat e gazetarët nuk punojnë për të informuar qytetarët e zënë në çark midis kampeve.&nbsp;</p>

Submitted by Edi (not verified) on

<p>Aaaaa, dmth sipas jush te Respublikes, meqenese keta nuk jane &quot;tironca autoktone&quot;, nuk quhet korrupsioni qe ata denoncuan, keshtu?! Dmth, meqe gishti qe tregon kriminelin eshte me balte, atehere krimineli nuk eshte kriminel? Per ju ka rendesi se kush e thote, dhe jo ajo cfare thote??? Sa te mjere jeni qe e mbroni me keto menyra qesharake Edi Ramen dhe pallatin e gruas se tij.... Turp per ju!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.