Presidenti Nikoliç e kryeministri Daçiç, një dyshe e sikletshme në krye të Serbisë

Postuar në 27 Korrik, 2012 12:18

Ivica Daçiç zgjidhet kryeministër i Serbisë. Ky është lajmi që kanë dhënë pothuaj të gjitha gazetat e agjencitë e rëndësishme informative të botës. Pse vallë? Ka një arsye tjetër shumë të thjeshtë. Ivica Daçiç është ish-zëdhënësi i Milosheviçit në kohën që ky i fundit bënte të fortin e Ballkanit; e sikur të mos jetë mjaft ky fakt, tok me Daçiçin, në pushtet kanë ardhur socialistët plus nacionalistët, dmth ata që provokuan luftën në vitin 1999, dhe ata që u bënë shkak që Serbia të goditej nga NATO-ja. Forcat e tjera politike të quajtura të moderuara, ato që bënë të mundur transferimin e Millosheviçit në Hagë, dhe ata që morën në dorë Serbinë e pas luftës, janë tanimë në opozitë.

Daçiç, i vetëdijshëm se kjo shaka e historisë do të bëjë një lloj efekti jashtë Serbisë, u përpoq t’i qetësonte të gjithë. “Le të mos merremi më me të shkuarën; le të merremi me të ardhshmen”, tha ai.

E vërteta është se do të duhen më shumë se deklarata për të qetësuar Europën, teksa në krye të Serbisë janë nacionalisti Tomisllav Nikoliç dhe shegerti i Milosheviçit, Ivica Daçiç.

E.G.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.