PORTRET Max Keiser: "Barack Obama s’ia ka idenë. Mitt Romney do të falimentojë vendin"

Postuar në 04 Nëntor, 2012 10:00

Ky është komenti mbi zgjedhjet amerikane i një prej komentatorve më të njohur televizivë amerikanë... që në fakt punon për një kanal rus.  Keiser është ndër më të guximshmit e i një grupi komentuesish amerikan (një tjetër është Alex  në Teksas), të cilët argumentojnë se sovraniteti kombëtar dhe demokracia në SHBA dhe gjetkë janë gërryer nga fuqia e korporatave globale. Keiser pohon se forma më efektive e rezistencës është me anë të aktivizmit të financave individuale”

Ju mund të mos e keni dëgjuar kurrë emrin Max Keiser, edhe pse, kur ai të fillojë të transmetojë për vit të ri në Kinë, do të konfirmojë statusin e tij si komentatori i lajmeve më i ndjekur në planet. Asistuar nga producentja e tij, bashkë-prezantuese dhe njëkohësisht e fejuara e vet, Stacy Herbert , Keiseri, 52 vjeçar, sulmon pa mëshirë financierët abuzivë dhe politikanët mashtrues. Programi i tij transmetohet tashmë nga rrjetet ndërkombëtare, përfshirë France 24, Al Jazeera dhe TV Iran. Asnjë kanal në Shtetet e Bashkuara nuk do të përcjellë transmetimet e tij, të cilat shkojnë përtej paturpësisë beninje të një Daily Show, thotë the Independent."Në epokën e Robin Hudit", thotë Keiser, "të paktën procesi i vjedhjes ishte transparent. Beu vinte në shtëpinë tuaj. Ata kapusnin kokës, pastaj të merrnin të gjitha paratë." Edhe nëse të varfrit nuk binin dakort me shtypësit e tyre, shton Keiser, ata mundeshin të paktën të kuptonin metodat e tyre. Në moshën e "tiranisë financiare" moderne të orkestruar nga ata që Keiser u referohet si "banksters" në krye të institucioneve të mëdha financiare në SHBA dhe Evropë, ai beson se, "Ne jemi konvertuar në një lloj më të dëmshëm të neo-feudalizmit. instrumentet e vjedhje kanë ndryshuar, kjo është e gjitha ". ne.su.

Comments

Submitted by Saimir (not verified) on

Nje komentator amerikan qe punon per nje kanal televiz shteteror rus te paguar nga Putini? E qe se shpejti do te angazhohet nga televizioni "i pavarur" dhe "i lire" kinez? He? E ky cilesohet si nje prej "komentatorve më të njohur televizivë amerikanë" por qe askush nuk ka degjuar per te ne Amerike?
E verteta thuhet per cdo dite ne Amerike dhe te gjithe e pranojne situaten, identifikojne shkaqet, por ende nuk bien dakort per zgjidhjen. Ron Paul u perpoq te fitonte voten e pavarur dhe republikane duke ofruar nje zgjidhje mbeshtetur ne kushtetuten dhe demokracine amerikane. Por te pretendosh qe nje komentator qe ka lindur ne Teksas dhe punon per nje kanal televiz rus e qe qartazi paguhet per te propoganduar interesat dhe pikepamjet ruse--shume here ekstreme te majta dhe antiamerikane --po thote te verteten sikur askush nuk e thote kete ne Amerike, eshte jo realiste dhe pak si shume e tepruar, per te mos thene lajm alla Zeri i Popullit. Cdo dite faqet e opinionit, editorialet, analistet politike e financiare pajtohet me situaten, por sic e permenda me siper, politikanet ne Washington duhet te dakortohen me zgjidhjen. Te gjithe pajtohen se kjo do te ndodhe se shpejti.

Submitted by katarakti (not verified) on

Ndersa ne Europe kam vene re se te gjithe perpiqen te tregojne  se si mund  te shpetojne nga kriza, por asnjeri nuk guxon te shprehet se ku i ka rrenjet kjo krize. Se te flasesh sot kunder globalizmit apo bankstereve te pamoral, nuk te vrasin por te bejne qe te  mos te degjohet me kurre zeri. Vetem ata qe jane ne favor te sistemit kane te drejte te dalin dhe te komentojne ne programmet televizive apo ne faqet e gazetave.

Submitted by Dritan (not verified) on

Dhe komentatori ka shume te drejte...Jane mbushur kanalet televizive amerikane me propagande tipike bolshevike: Si tia bejme popullit mendjen corap....

Submitted by adriatik (not verified) on

Ky eshte nje anonim ne boten e medias ne USA. Ndersa ai Alex nga Teksasi me duket se eshte njefare Alex Jones. Keta jane tipa qe ndjekin teorite e konspiracionit dhe frymezohen nga Ron Paul. Ne fakt perdoren nga partia republikane per nevojat e saj.

Submitted by Lira (not verified) on

Ne Amerike e verteta dihet.  Ka shume programe tv apo radio qe drejtohen nga gazetare profesioniste qe i nxjerrin te palarat e regjimit financiar, lobisteve qe na komandojne e te tjera.  Nje nder to eshte "Democracy Now", program i drejtuar nga gazetaja Amy Godman e cila njihet si asnjanese dhe, mbi te gjitha, sjell faktet pa i percjell ato me gjuhen e urrejtjes qe karakterizon shume gazetare.

Submitted by Taulant (not verified) on

Kete Max Keiser e ndjek shpesh ne kanalin rus RT qe eshte ne anglisht dhe qe mund te ndiqet ketu ne UK te pakten, free. Nuk e di sesa i degjuar apo i padegjuar eshte Keiser ne USA por ma do mendja qe nuk eshte i degjuar aspak, sepse sic thote edhe nje nga komentuesit ketu me lart, nese je kunder mainstream and "politicaly correct" ideas normalisht qe nuk te degjohet zeri asgjekund ne medias kryesore te Perendimit. Ky Keiser eshte kritik i ashper i sistemit te sotem bankar qe ishte shkaku kryesor i krizes ekonomike qe po perjeton bota perendimore dhe thote qe koston e kesaj krize nuk duhet ta paguajne shtresat e uleta te cilave sot u kerkohet te shtrengojne rripat e te vuajne kostot e nje krize qe nuk erdhi si pasoje e tyre. Ne kete mes s'ka asgje te keqe, e keqja eshte se duke qene kunder rrymes, normalisht qe ne Perendim do jesh i padegjuar e s do te te ftoj njeri te japesh intervista e te besh komente.  Kuptohet qe ruset nuk jane engjej por  duke kritikuar Perendimin dhe USA  me gojen e nje amerikani i vete shume me teper per shtat sesa nese kete do ta bente nje gazetar rus. Dhe Keiser nuk eshte i vetmi, nje tjeter analist po amerikan, Peter Lavelle punon per RT (kanalin rus) dhe eshte po aq ktitik per Perendimin dhe USA sa edhe Keiser. Shkurt ata thone ato gjera qe dihen por nuk thuhen nga media perendimore. Nje ze ndryshe nga the"the usual nonsense" qe degjojme cdo dite ne televizionet e ketushme madje edhe ne ato shqiptaret, te ben mire per te kuptuar se ka edhe nje ane tjeter te historise.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.