Portret: Bernd Lucke, profesori që po udhëheq një parti alla-Grillo në Gjermani

Postuar në 24 Mars, 2013 08:23

Si themelues i një partie të re euroskeptike, Bernd Lucke, profesor ekonomie, është ndër figurat më të debatueshme në Gjermani. Website i Alternativës së partisë së tij për Gjermaninë u hodh online këtë muaj. Mbështetur nga një listë mbresëlënëse profesorësh tjerë, Z. Lucke ka tri qëllime kryesore. Më urgjente është "shpërbërja e rregullt" e euros, me një kthim në monedhat kombëtare ose tek ristrukturimi i Evropës në blloqe të reja të vogla dhe më homogjene të monedhës. Ai kërkon një Bashkim Evropian të decentralizuar me më pak burokraci dhe thekson më shumë në tregun e përbashkët. Ai favorizon demokracinë më të drejtpërdrejtë, me referendume si Zvicra.

Sipas The Economist, Alternativa e tij është klasike-liberale në filozofi dhe përndryshe pro-evropiane. Z. Lucke argumenton se euro, larg nga të qenit "projekt paqeje" që kishte për qëllim, në ditët e sotme shkakton grindje mes evropianëve. Qiproja është një rast tipik. Duke filluar që nga momenti kur klauzola "jo-bail-out " në traktatet e BE-së u injorua në vitin 2010, projektet e shpëtimit të njëpasnjëshme të euros kanë thyer vetë rregullat e saj dhe e kanë dëmtuar monedhën e vetme përtej riparimit.

Kudo tjetër një zë i tillë mund të llogaritet si vetëm një tjetër në spektrin politik. Por jo në Gjermani, ku çdo formë e euroskepticizmit mbetet tabu. Mediat gjermane, vigjilente ndonjëherë kundrejt populizmit apo ekstremizmit të djathtë, tani janë duke parë me jë xham zmadhues listat e mbështetësve të partisë. Kjo është "groteske", thotë Hans-Olaf Henkel, një ish-kreu i shoqatës kryesore të industrisë së Gjermanisë, i cili e mbështet Alternativën.

Parta e re, Alternativa mund të paraqesë problem për Angel Merkel, edhe pse ata nuk mendojnë se do të “vjedhin” vota djathtas apo majtas. Ata, duan të marin të zhgënjyerit.

Një pakicë e madhe e gjermanëve - një në katër, sipas një sondazhi të fundit  -nuk e duan euron. Deri më tani, zonja Merkel i ka paraqitur përpjekjet e shpëtimit si "s’ka alternativë tjetër." Ndaj herët a vonë, diçka që quhet Alternativë për Gjermaninë do të shfaqej.

k.c.

Comments

Submitted by toto (not verified) on

Fuqia ekonomike e Gjermanisë do të merrte fund në momentin që Euro do të prishej. Gjermania është e fuqishme sepse dominon tregun europian ku shet mall pa doganë, pa të do të merrte fund. Në moment të kthimit te monedhat kombëtare, fabrikat do të dilnin të gjitha jashtë Gjermanisë sepse marka Gjermane do të ishte e mbivlerësuar. Gjermania e ka mbështetur ekonominë në eksporte, por eksportet bien automatikisht kur monedha forcohet. Një Volkswagen i prodhuar në Gjermani do të kushtonte dyfishin e një Seat-i të prodhuar në Spanjë, nga e njëjta firmë.

Kjo partia "Alternativa për Gjermaninë", është esenca e budallallëkut alla republikë e Veimarit. Nuk ka pyll pa derra.

Gjithsesi, fenomenet më shqetësuese janë dy, një është se elitat e sotme Europiane nuk kanë arritur ta bëjnë Europën më demokratike dhe ti japin idesë së Europës prestigjin që meriton. E dyta është se zemërimi i klasave klasavë më të varfëra të popujve po kanalizohet djathtas dhe jo majtas.

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Sidoqe te shkoje puna Gjermania bjen prep ne kambe, sepse gjermant jane popull serioz. Ata humben luften dhe dolen ne krye. Shkoni e shifni vendet gjermanfolse. Te habitet mendja per disiplinen dhe rregullin e tyne, jo se e imponon qeveria e tre vendeve gjermanishtfolse Gjermania, Austria apo Zvicrr gjermane, por se asht vete populli qe e mban rregullin, e ka ne formim, ne edukate.

Puna e prodhim/shitjes se automobilave mund te jete nji proces/veshtirsi tranzitore, por jo permanente.

Ne problemet e BE asht fakti se Anglia si force e randesishme, lot dy politike: nga njena ane ate anglosaksone te tregut te vet e amerikan dhe nga ana tjeter nuk impenjohet per marvajtjen e BE-s. Keshtu ka qene gjithmone Anglia.

Submitted by Gingi (not verified) on

Vetem ne Shqiperi Europa pranohet, pa kushte, konsultime diskutime. Shqiptaret jane pro, mjafton te vendose politika. Politika shqiptare vepron nen diktatin e "europes".Kushte per europen, miratim ligjesh, por c'fare thone shume nga ato ligje? Qe vendimet merren ne Bruxelles , qe monedhat stampohen nga BCE (banke private) , qe nuk je me shtet sovran.Italianet e kuptuan dhe reaguan, greket e kuptuan dhe nuk i lane te reagonin(perseritje zgjedhjesh), britaniket e kishin kuptuar pA filluar dhe e shohin ende me neveri euron. Tani eshte rradha e gjermaneve. Nuk di ne do kene mundesi te shesin me makina ne tregun mesdhetar,bregu verior i mesdheut ka te tjera perparesi.por eshte e sigurte qe nuk do ti blejne me ne euro. Euro ka vdekur. Europa eshte kombe, jo traktat financiar. Rrjet bankash qe financon politiken e politikanet i perdor si kamerier.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.