Politologu Giovanni Sartori “ngel në klasë” Grillon

Postuar në 07 Mars, 2013 06:28

Politologu i njohur italo-amerikan, Giovanni Sartori ka shkruar një artikull në të përditshmen il Corriere della Sera, dhe ka në fokus Beppe Grillon, të cilin, e quan qysh në fillim të zotin për dy gjëra: si komedian, dhe si hileqar. Duket se nuk e pëlqen. Madje, si politikan nuk i gjen asgjë të pëlqyeshme. Të paktën, kjo del nga nga ky artikull.

Sartori është i shqetësuar nga qesja e zgjidhur e premtimeve të bëra nga Grillo, por më së shumti është i shqetësuar nga vendimi i këtij të fundit për t’mos i lejuar të zgjedhurit e “Lëvizjes Pesë Yjet” që t’i japin vetes qoftë dhe një minimum pavarësie si parlamentarë e për t’mos i lejuar që ta ndajnë mandatin e përfaqësimit nga partia apo Lëvizja, që në fakt është një e drejtë kushtetuese në Itali. Kjo e drejtë e të zgjedhurve është një praktikë e ardhur nga revolucioni francez, dhe e njohur në të gjitha demokracisë e botës. Dhe e ka një arsye, thotë Sartori. “Nëse nuk njihet kjo e drejtë, kthehemi mbrapa në format mesjetare të përfaqësimit, kur përfaqësuesi ishte thjesht emisari apo ambasadori i padronit të vet”, saktëson ai.

Gjatë shkrimit, më se njëherë Sartori (që shihni në foto) përdor frazën: Por Grillo këto gjëra nuk i di.

Kush njeh italishten, mund ta ndjekë shkrimin e plotë në linkun http://www.corriere.it/editoriali/13_marzo_07/sartori-firmam...

M.N.

Comments

Submitted by katarakti (not verified) on

Santori e ka gabim. Kush zgjidhet nen siglen e partise duhet te zbatoje deri me nje vijen dhe vendimet e saj. Ndryshe duhet te paraqitet ne zgjedhje si kandidat i pavarur. Kur anetaresohesh ne nje parti pranon programin e saj, objektivat dhe menyren e te berit politike nga ajo. E kunderta eshte Kaç Islami. Eshte zgjedhur nga PS-ja. Merr rrogen e deputetit rehat rehat dhe nuk le dite pa sulmuar PS-ne dhe udheheqesin e saj. Madje po ben ç'eshte e mundur qe PS-ja te humbase zgjedhjet e ardhshme. ky eshte modeli qe propozon ky fare Santori.

Submitted by Emigranti i tru... (not verified) on

Sartori jeton akoma kohen e tij qe eshte ne finishin e saj.Nje punetor mbreme te Santoro tha qe mua nuk me intereson ka apo nuk ka qeveri,me intereson se çfare do te ve ne tavoline neser ne mengjez.Bile ju kthye me fjele fyese e te renda Rozi Bindit senatore e PD.Te provijme Grillon,pastaj nese na Zhgenjen pas pese muajve  thoshte,ta kthejme levizjen pese yjet ne levizjen e hurit.

Submitted by Anonim (not verified) on

kujdes o ti katarakti, kujdes se te mberriten pordhet deri ne Itali! Santori nuk eshte nje trap si Islami, por nje prej me te nderuarve studiues italiane. Dhe nuk eshte se ai po thot qe deputeti te beje plotesisht ne qejf te tij, po thote thjesht qe nuk duhet as te jete rrobi i Liderit. Kuptohet, ai kur shkruan nuk e di qe ekzistojne edhe shqiptaret si ti qe pa lider nuk e konceptojne dot boten. Ai po i rreferohet rastit te GRILLOs i cili nuk ka parti, por grupim njerezish, i cili nuk ka statut, i cili nuk ka program por disa fraza (sa i ngjan Rames ne kete aspekt). Dhe GRILLO i ka kerkuar dje e pardje te tijeve qe te mos degjojne kushtetuten (nenin 67) por vetem GRILLOn. Santori nuk i kerkoi te degjojne SANTORIn por llogjiken. GRILLO kerkon disa zara, dhe ne kete pike eshe kopja e EDIt.

Persa i perket ISLAMIt ai eshte thjesht nje kurve, por kjo eshte histori tjeter...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.