Policia që i mëson vendimet e Gjykatës nga media (dhe “republika” e largët e Përrenjasit)

Postuar në 22 Mars, 2013 03:24

Shefi i Seksioneve të Krimeve të Rënda në Policinë e Tiranës, Luan Hamzollari është intervistuar nga gazetari Roland Qafoku lidhur me rastin ‘Prenjasi’. Gazetari ka këmbëngulur gjatë gjithë intervistës për të kuptuar pse policia nuk ka mbajtur nën vëzhgim një person me precedentë të qartë pedofilie dhe përse as nuk ka dyshuar tek ky person 4 muaj rresht pas denoncimit të zhdukjes së një fëmije pikërisht në zonën ku ky banonte. Zyrtari i lartë i policisë i shmanget vazhdimisht kësaj përgjigjeje, madje ai pohon se vendimin e gjykatës për Prenjasin e kanë marrë vesh këto ditë nga media. Edhe për precedentët në Përrenjas ai lë të kuptohet se meqë kanë ndodhur në Përrenjas, Tirana nuk ka se si t’i dijë.

Po si ka mundësi që nuk është nuk është i bërë i njohur për policinë ky person? – është pyetja. Dhe zyrtari  përgjigjet:

Ardian Prrenjasi nuk ka qenë i njohur nga strukturat tonë të Tiranës si person pedofil, apo si banor i Tiranës. Ai ka qenë një banor i qytetit të Prrenjasit dhe nga hetimet ka rezultuar se ai ka qenë banues i Tiranës që prej vitit 2008. Në fillim ka qenë në Ali Dem, më pas në Don Bosko dhe më pas në Laprakë. Banesat e tij kanë qenë me qera, dhe ka qenë i njohur me banorët përreth dhe jo i evidentuar si një person me këtë lloj tendence nga ana jonë. Megjithëse ka pasur një vendim gjykate për të cilin ne jemi njohur kohët e fundit nga media. a.n.

Comments

Submitted by Klodi (not verified) on

<p>Kesaj i thone &quot;Lumi qe mori Vunon pse s&#39;mori dhe fshatin ton&quot;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.