PD akuzon Ramën: Krimi ka pushtuar rrugët dhe zyrat e shtetit, kryeministri flet për suksese…

Postuar në 27 Korrik, 2015 08:10

Duke renditur një sërë ngjarjesh të ditëve e orëve të fundit, PD ka akuzuar sot kryeministrin Rama se u servir qytetarëve propagandë dhe fasadë politike për arritje e suksese në fushën e rendit, ndërkohë që pasiguria e qytetarëve po kap majat dhe kriminaliteti është konsoliduar në rrugë e në zyrat e shtetit. Deklaratën për mediat e bëri sekretari i përgjithshëm Ristani, sipas të cilit po bëhet  “propagandë e pështirë, por asnjë përgjigje për skandalin e fshehjes së kërkesës së Interpolit për ekstradimin e deputetit Mark Frroku, aleatit të Edi Ramës. Më kot presin qytetarët të dëgjojnë nga kryeministri një shpjegim për kanabizimin e krejt vendit, nga veriu në jug dhe nga lindja në perëndim”.

Ai ka theksuar se, kryeministri duhet të japë gjithashtu sqarime përse Shqipëria është rikthyer në rrugët e tregtimit të kokainës dhe heroinës. “Edi Rama lëvdon ministrin e tij, por nuk jep as më të voglin sqarim se përse Saimiri rrinte me Durimin në zyrë, në kafe e në zona rezidenciale, kur vetë ministri e paska pranuar se ai është i dyshuari kryesor për vrasjen e bankierit Santo”, tha Ristani.

Pikërisht në kohën kur po mbahej shfaqja dixhitale e Ramës, tha Ristani, në mes të ditës del lajmi se në Rinas, një zonë e supozuar si e sigurtë, tre persona maska shfaqen të armatosur dhe grabisin një makinë. “Pasiguria është kthyer në normë. Vrasje, grabitje me maska të turistëve dhe qytetarëve, aksidente që marrin jetë ndodhin çdo ditë. I vetmi që nuk e sheh këtë situatë është Edi Rama, i cili provokon edhe më shumë shqiptarët duke u rrëfyer atyre një realitet që ata nuk e kanë, nuk e hasin, nuk e jetojnë”.

a.j

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Don me thane KRIMI paska fillue ne Shqipni mbasi Rama u ba kryeminister. Ha,ha,ha. Turp te kesh.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.