Patozi hap thesin: Kryetari i ri nuk është legjitim. Fevzo është shpallur armik. Vetëzhvishem nga çdo ofiq... pra, dorëhiqet!

Postuar në 25 Korrik, 2013 16:22

“Unë as nuk kam uruar fituesin dhe as nuk kam ngushëlluar humbësin, sepse unë thjesht nuk kam votuar.” Kështu e nisi Astrit Patozi intervistën e tij në Top Story me Sokol Ballën.

Patozi tregoi që e kishte kutinë e votimit poshtë zyrës, por prapë nuk ka votuar, edhe pse Olldashi ia kërkoi.

“Unë bëra një gjest dëshpërimi për shkak se në partinë time, në PD, nuk po zhvillohej një garë korrekte dhe unë thjesht nuk doja që të merrja pjesë në një proces që nuk ishte ashtu sic ne na takonte dhe kaq është gjithë ajo që unë mund të them për përfshirjen apo mospërfshirjen time në proces. Nuk ishte garë korrekte. Nuk ishte garë korrekte për shkak se fituesi ishte paracaktuar,“  i tha ai Sokol Ballës.

Ai përcaktoi 3 rrugë, që Berisha të rrinte në PD meqë statuti ia lejon; që ai të zgjidhte vetë pasardhësin si kryetar i dorëhequr por jo i dëbuar; ose që të lejonte garë për kryetarin e ri.

“Berisha nuk zgjodhi rrugën e dytë, zgjodhi rrugën e tretë që të kishte garë dhe që rivalët të dilnin në sipërfaqe dhe duke zgjedhur rrugën e tretë përcaktoi rregullat dhe mënyrën se si do zgjidhjej kryetari i ri i PD. Në fakt gabimi ishte i madh sepse u artikulua apo u tha në publik rruga e tretë, por u aplikua rruga e dytë.”

Patozi megjithatë iu shmang arsyeve pse ndodhi kjo:

“Unë nuk jam këtu sot që të bëj një analizë për arsyet se përse ndodhi sepse nuk kanë të bëjnë me mua. Jam këtu që të bëj një transparencë.”

"Pas këtij rrëfimi ajo që mund të pritet prej meje është që në një garë jokorrekte të them që kryetari nuk është legjitim,” tha ai, duke shtuar pak më vonë se "...ai është legjitim për një arsye sepse duke qenë i paracaktuar, duke qenë i përzgjedhur, ai do të fitonte ndaj cdo rivali sepse ishte parapëlqim i Sali Berishës dhe Berisha është një figurë shumë e vlerësuar dhe shumë e respektuar pavarësisht se ka dhënë dorëheqjen nga PD"

Patozi ka përmendur edhe një “skuth” anonim që ka bërë ç’ka dashur me listat:

“[duhet bërë urgjentisht] normimi statutor i këtij standardi, përcaktimi i rregullave të garës, urgjent një bazë të dhënash i anëtarësisë së partisë që të mos kapemi më pa përgatitur dhe mos ngelin listat e një skuthi anonim që punon në bodrumin e PD që në një farë mënyrë ka bërë cfarë ka dashur me listat, por nuk ja vlen që të merremi me këtë histori, pavarësisht se edhe listat dhanë kontributin e tyre.”

Në fund, ai e ka përcaktuar veten të vetë-zhveshur nga funsksionet në PD e në parlament, për t’i hequr sikletin Kryetarit të ri që t’i ofrojë ndonjë post:

“Unë nuk do të jem më as nënkryetar i PD dhe as kryetar i grupit parlamentar. Nuk do të kandidoj për asnjë nga pozicionet ekzekutive të PD-së dhe pozicioni im parlament do të jetë jashtë cdo ofiqi parlamentar. Do të jem thjesht deputet i PD. S’do të kandidoj për asnjë ofiq parlamentar. Do të jem ushtar i përkushtuar i ekipit të PD në parlament dhe jashtë tij”

Patozi shpjegon se erdhi në Top Story, se Fevzo “na ka dalë pak armik” dhe Çim Peka po kërkon “lidhje me krimin e organizuar”:

“...erdha këtu se ku do të shkoja tjetër? Fevzo e para na ka dalë pak armik dhe e dyta ka shkuar me pushime të parakohëshme, ndonëse zgjedhjet nuk ishin të parakohëshme, Cim Peka kam parë që po kërkon lidhjet e krimit të organizuar me një pjesë të PD-së dhe i bie që është faji i Sali Berishës dhe PD-së që lejoi një përfaqësues të krimit të organizuar të garojë, sepse kështu i bie tani.”

k.c.

I plotë:

http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=261162

Comments

Submitted by Bard (not verified) on

Kam nje antipati te akumuluar ndaj Patozit per shkak te qendrimeve te tij ne te kaluaren, por intervista e mbremshme ishte nder me te denjat qe nje politikan ka bere keto 20 vjet. Tha disa te verteta kurajoze, ne nje kohe qe brenda PD askush nuk ben ze, dhe kur eksponentet e tjere te PD po mbajne radhen per t'i rene ne sy Berishes me lajkat e tyre. Sigurisht, mund te tregohej edhe me kirurgjikal ne kritikat ndaj lidershipit, por le te mos rrembehemi me kot, kur dihet funksionimi i partive shqiptare sipas nje skeme fashizmi.

Submitted by Albi (not verified) on

Per here te pare mbreme e kam respektu Patozin. Me eshte duk here icik katundar edhe prej fytyres qe ka (e di e di, eshte gje e tmerrshme per te thene) po rralle mund te flas dikush aq i cliret e komod sa foli ai mbreme.

Gjithsesi Bard, per ne te dy ka nje lloj fitoreje ne kete mes. Ne kemi shkruajtur shume se sa problematike eshte demokracia shqiptare pikerisht sepse mungon njefare demokracie partiake. Tani, ne harkun e kater viteve te dy partite na e kane vertetuar me se miri.

Submitted by XY (not verified) on

Une nuk e kuptova pse e quante Partine Demokratike "xhami" ku do te mund "te falen" demokratet.

Submitted by Sky (not verified) on

Patozi para 4 vjetesh kur u pyet nga Cani nese do te ishte mire qe te behej transparenca e kutive te votimit ne 2009 tha PO. Kete e ka thene si "njeri i lire"  tek zone e lire.. Por me pas dihet si e ndryshoi kete version me urdher per t'iu shmangur transparences se votes atehere. Keto dalje ne publik jane thjesht per show sepse keta njerez nuk kane treguar ndonejhere ndonje kurajo per te folur qarte popullit se SRB eshte e keqja me madhe e PD-se dhe kjo eshte aresyeja e katastrofes se 2013 . Ata qe kishin kurajo shkuan tek FRD dhe jane te qete me ndergjegjen e tyre. Keta tipa bejne thjesht shmangje nga argumentat dhe parimet dhe luajne lojen per "te gjeneruar debat" ne ate parti. Keta ose jane te "pabindur me leje" ose e bejne per te mos u qeruar nga forumet drejtuese te PD.

Submitted by RP (not verified) on

do jene prishur pazaret.Diku kam lexuar se ka rrufjane besimtare qe gjashte dite te javes velen ne mekat dhe vetem diten e shtate te javes shkojne te bejne besimtarin,keshtu i bie qe Patozi qenka ne diten e shtate.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.