Paskal Milo: Rama s’më hap telefonin; ndërsa qurravecët e PS-së duan të më tregojnë se ç’është e majta

Postuar në 14 Maj, 2013 10:19

Në programin e Denis Mingës në News 24, Paskal Milo ka shprehur disa pakënaqësi ndaj Ramës e PS-së. Aleanca me LSI-në e ka nxjerrë atë, por dhe aleatët e vjetër të PS-së, në një pozicion jo shumë të rehatshëm. Në ndryshim nga aleatët në të djathtë, Milo e Co. në të majtë nuk e kanë të sigurtë vendin në parlament. Thënë me fjalë të tjera, do u duhet ta fitojnë me djersë.

“Jemi të vetëdijshëm që PS-ja na shiti për LSI-në, këtë e dinë gjithë shqiptarët, por ne të ardhmen tonë, kontributin tonë ndaj opozitës shqiptare nuk e lidhim me emra të përveçëm, por me kauzën dhe alternativën tonë”, u shpreh Milo në këtë program TV.

Duhet të ketë pasur probleme me dikë nga brenda PS-së. Këto probleme nuk i bën publike, por zemërimin e shpreh qartë: “Nuk ka asnjë njeri nga PS-ja që të më thotë se kush është e majta; nuk ka asnjë qurravec që të ma thotë këtë. Dhe PS-ja ka shumë qurravecë”. Por e ka dhe me Ramën, të cilin nuk ka mundur ta kapë në telefon këto kohë: “Telefoni i Ramës nuk funksionon më, vetëm kur ka ndonjë kritikë ndaj PDS-së”.

Ai e nxjerr një ‘sekret’, megjithatë, nga negociatat për listat e kandidatëve: “Oferta ka qenë nga zoti Rama [që unë të shkrij partinë e të futem në listat e PS-së], por unë ia kam thënë se për një karrige nuk mund ta shes partinë; unë nuk mund ta pranoja se ishte një detyrim që kam ndaj mijëra njerëzve që kanë luftuar me mua dhe përkrah PS-së”.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Bard (not verified) on

Qurravece ne PS? Jo or jo?! Po ne sikur i quanim Rilindas keta para do kohe, apo keto terma nuk jane reciprokisht perjashtues tash qe hijenat po i afrohen kermes se Shqiperise per te shqyer çka mbetur prej saj?

Submitted by luke (not verified) on

Po ti merr ndonje vote o burre. Ngelet duke kerkuar lemoshe githmone

Submitted by Albi (not verified) on

Po kush nga PS-ja merr vota vete mo aman. Te gjithe nul jane jashte asaj liste.

Submitted by luke (not verified) on

Po pra asnje nuk merr, nuk pjerdh njeri per emrin votojne per partite. Po ky eshte parti tjeter nuk eshte me PS. I ka thene mire Edi, bashkohu me PS dhe je  deputet. Keta te partive te vogla duan votat e PS apo PD dhe pastaj bejne si te forte sikur kane  elektorat, kalojne sa nga njeri krah ne tjetrin si Xhuveli apo te tjere

Submitted by BARTOLOMEO (not verified) on

Qurravecet! - i ke thene te gjitha...

Submitted by anon (not verified) on

Iku koha e renies se vuvuzelave me fryme dhe ka ardhur koha e goditjes se tenxhereve me garuzhde.

Submitted by Doku (not verified) on

Ata nuk quhen qurravece per "Rilindas".

Prin Koco Kokedhima me Luiza Xhuvanin dhe te birin (se do i kete dale nga burgu), ndjekur nga ish AK-istat qe iu ngjiten PS-se, dhe vazhdojne bishtin dallaveraxhinjte e LSI-se. Keta jane shume dhe nuk ka vend te permendesh emra te pervecem. Por dallaveret i kane emerues te pebashket, eshte ceshtje partie me sa duket.

Submitted by bbb (not verified) on

Zoti Milo. Kemi konsiderate per ju. Por vete e keni fajin se i shkoni nga prapa PSse qorrazi. Pas aleances se turpshme te 1 Prillit, ju duhet te kishit dale urgjentisht nga kolacioni i turpit, sic iku Prec Zogaj, por pranuat te ishit ne te njeten llogore me hajdutet e LSIse. Por ju kete nuk e bete. Ndaj Rama po tall bythen me ju. Keshtu qe mos prisnit favore  nga shoku Rilindas Edi. Jo vetem kaq por po te kishit dale vecmas ne nje polt te vertete te mate, do kishim marre 2-3 here vota me shume sepse PS nuk perfaqson me te majten por disa interesa te Ed Rames dhe zagarve te mban ai nga pas(ti i quan qurravec). Kishit rast te integronit me vete te majten e vertete...

Submitted by Kulla e Pizes... (not verified) on

Kulla e Pizes...ka kaq kohe qe menjanohet...

Hë të bjere majtas, he te bjere djathtas...

do keputet e do bjere me te gjitha si duket...!

Ku te vene te Majtet e Shkrete, u mbeti te kthehen te gjithe tek sekretari Berisha!

Submitted by Meço Kapterri (not verified) on

Bravo Berisha , e paska leshuar lukunine...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.