Parlamentarët shqiptarë kanë anuluar një takim me BE sepse... u shkohej për pushime!

Postuar në 22 Dhjetor, 2012 04:23

Shqip raporton sot se përfaqësuesit e Parlamentit Europian të cilët janë pjesë e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit mes Shqipërisë e PE, shprehin indinjatë e madje ironi ndaj palës shqiptare për shtyrjen e mbledhjes së rradhës së kësaj strukture. Eurodeputetja Marije Cornilessen nuk ka munguar të flasë për “mixed feelings” në një analizë për Public Service Europe.

Mbledhja është anuluar nga kreu shqiptar i delegacionit,  Fatos Beja, sipas saj se “deputetët shqiptarë nuk kishin interes të ishin aty, mbase ata mezi prisnin pushimet e fundvitit. Por, nëse unë do të isha një deputete në Parlamentin shqiptar dhe do të kisha dëshirë që procesi i integrimit të vazhdonte, do të bëja ç’ishte e mundur për të qenë në këtë mbledhje”. Ajo ironizon më tej, duke u shprehur se shpreson që pas pushimeve, deputetët shqiptarë të jenë më të çplodhur e të gatshëm për të vijuar përpjekjet për procesin e integrimit. Fatos Beja, ka komentuar se kjo mbledhje u shty, se “nuk kishte shumë për të diskutuar” dhe se ajo do të mbahet në janar përsëri në Tiranë.

Nuk paska pasur shumë për të diskutuar??? Apo mos deputetët shqiptarë në mendjen e tyre e kanë ndarë që nuk na fut njeri në Europë, e nuk ka pse lodhen.

k.c.

 

 

Analiza e plotë:

http://www.publicserviceeurope.com/article/2890/albania-letting-its-eu-prospects-slip

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.