"Panorama" feston 10-vjetorin

Postuar në 08 Tetor, 2012 14:57

E përditshmja "Panorama" ka festuar sot 10 vjetorin e daljes së numrit të saj të parë. Më poshtë një pjesë nga kronika e festës shkëputur nga faqja online e vetë Panoramës - (lajmi shoqërohet me një foto të botuesit të saj Irfan Hysenbelliu në mes të ish-presidentit Topi dhe presidentit  Nishani):  
"Dhjetë vjet më parë, sot gazeta më e madhe në Shqipëri, Panorama doli në treg me numrin e saj të parë. Duke pasur arsye për të festuar, sepse me profesionalizëm dhe mbështetjen tuaj ia kemi dalë të jemi më të mirët në tregun mediatik shqiptar të shtypit të shkruar ne ju falenderojmë dhe ju ftojmë të jemi gjithmonë bashkë. Për të shënuar këtë ditë, në ambientet e Hotel Rogner Europa Park janë mbledhur rreth 600 të ftuar, gazetarë, analistë, kontribuues dhe disa nga emrat më të njohur të politikës dhe të jetës publike në Shqipëri. Në festën e organizuar nga Hysenbelliu Group, kanë mbërritur, Presidenti i Republikes, Bujar Nishani,  kreu i LSI-së, Ilir Meta, kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha, kryetari i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, kreu i Aleances Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu dhe  deputetë të opozitës dhe mazhorancës. Kryeministri, Sali Berisha dhe kreu i opozitës, Edi Rama kanë uruar ditëlindjen me anë të videomesazheve... “Shëmbellen si një 25 vjeçare, pra një gazetë e maturuar, falë përkushtimit, profesionalizimit dhe drejtimit të saj...”- tha kryeministri Berisha. “Panorama më kujton atë nocionin shqip të pamjes panoramike. Një pamje panoramike është një pamje që shkon nga një cep deri tek një cep tjetër, ku syri e ka të vështirë të ndalojë për të thënë se ky është pozicioni ku pamja duket më mirë.... Rëndësi ka që të ketë zë për të gjithë, dhe veshët të mos dëgjojnë të njëtin zë.”- tha kreu socialist, Edi Rama..."

Në tregun e shtypit shqiptar ende mungon një renditje e qartë e tirazheve të gazetave. Këto përvjetore do ishin një rast i mirë për botimin e te dhenave te reja dhe te sakta (nese ka te tilla).   Re.Pu.   

Më shumë për festën: http://www.panorama.com.al/2012/10/08/gezuar-ditelindjen-pan...
Foto LSA: Hysenbelliu dhe e bija me drejtuesit e gazetës R.Rakipllari e A.Tela gjatë festës
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.