Përparësitë e opozitës të raportuara nga televizionet e lajmeve të titruara

Postuar në 19 Qershor, 2012 03:29

Kanalet televizive që japin lajme 24 orë non stop informonin dje në një interval të caktuar të ditës mbi tryezën e PS-së mbi teknologjinë e informacionit e të komunikimit. Lajmi ishte copëtuar në shumë fragmente (siç bëjnë gjithnjë televizione të tillë), dhe secili fragment përfaqësohej nga një shënim me titra. Dhe kështu, në harkun e pak minutave, në ekran shfaqeshin tituj të tillë: “Rama; qeverisja jonë do modernizohet tërësisht”, “Rama: në arsim e shëndetësi do të synojmë standardet e BE-së”, “Rama: Do ndërtojmë një sistem të plotë kombëtar dixhital”, “Rama: do dixhitalizojmë të dhënat e çdo qytetari në shëndetësi”, “Rama: çdo qytetar do ketë dosje elektronike shëndetësore”, “Rama: do të investojmë në teknologjinë e re”, etj, etj.

Ky është informacioni i ngeshëm dhe i kollajtë që televizionet tona e kapin brenda unazës, por teksa lexoje ato titra nuk të ndahej asosacjoni i një molisjeje opozitare. Këtë lloj opozite, Filip Çakuli e krahasonte sot në Shqip me ata që thonë: rrini më qani burrin se unë do shkoj në dasëm. Madej, edhe më keq; e krahason me ata që janë duke ngrënë bajga, e ankohen se gjejnë qime në të.

M.N.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.