Përgjigjet e ambasadorit izraelit për mosnjohjen e Kosovës dhe abstenimin e Shqipërisë për Palestinën

Postuar në 19 Dhjetor, 2012 16:19

Ambasadori i Izraelit në Tiranë David Cohen në një intervistë në Tonight Ilva Tare u pyet ndër të tjera edhe për arsyet e mosnjohjes së Kosovës si dhe për votën abstenuese të Shqipërisë për rezolutën e Palestinës, përfshirë presionin turk mbi kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha. Më poshtë, pjesë nga përgjigjet e Cohen.

Tare: Shqipëria e ka mbështetur Izraelin madje në deklaratat e fundit Berisha e ka krahasur liderin e Iranit Ahmadinejad me Hitlerin. Ambasador Cohen, përse Izraeli nuk e njeh Kosovën?

Cohen: Izraeli e vlerëson jashtëzakonisht mbështetjen që ka dhënë Shqipëria për Izraelin, në vecanti mbështetjen që ka dhënë në kombet e Bashkuara gjatë viti 2011-2012. Dhe fjalët e kryeministrit tuaj kanë patur një vlerësim shumë të madh tek kryeministri ynë dhe tek ministri i jashtëm. Për çështjen e Kosovës do të vijë momenti. Do të zgjidhet edhe ky moment i njohjes së Kosovës.

Tare: Do të zgjidhet duke e njohur?

Cohen: Është e vërtetë që për momentin akoma Izraeli nuk e ka njohur Kosovën, por ne jemi duke punuar rreth kësaj. Dhe një nga faktet është që ne erdhëm këtu dhe hapëm ambasadën, për të treguar që ne jemi këtu dhe ne e vlerësojmë Shqipërinë krahasuar me shtete të tjera të Ballkanit. Besoj gjithashtu që edhe çështjen e Kosovës do ta zgjidhim sa më shpejt që të jetë e mundur. Do të kisha dëshirë të thoja edhe diçka tjetër të rëndësishme. Megjithëse ne nuk e kemi njohur, ne kemi marrëdhënie në shtetin e Kosovës, kemi kompani dhe marrëdhënie tregtare me Kosovën. Madje nuk ka shumë kohë që është hapur edhe një restorant me ushqim nga vendi ynë në Kosovë. Izraeli gjithashtu jep viza të lehtësuara për qytetarët e Kosovës...

Tare: Cili është komenti juaj për votën abstenuese të Shqipërisë për rezolutën e Palestinës?

Cohen: Shqipëria nuk votoi në OKB dhe ne ishim shumë të kënaqur nga vendim-marrja shqiptare në këtë aspekt. Ministri ynë i jashtëm e mori direkt ministrin tuaj të jashtëm për ta falenderuar. Ne përherë kemi qënë të kënaqur, duke e ditur që Shqipëria është një shtet që e mbështet Izraelin. Por duhet të kuptojmë që Shqipëria me këtë votë mbështet aë që pavarësia dhe shteti i ri palestinez do të vijë nga një bashkëbisedim midis dy shteteve, nga një mirëkuptim midis dy shteteve dhe jo në mënyrë të njëanshme.

Tare: A jeni në dijeni të një presioni që kryeministri i Turqisë Erdogan ka bërë ndaj qeverisë shqiptare, për të pasur një votë në favor të Palestinës?

Cohen: Natyrisht që kam pasur informacion rreth kësaj teme dhe më vjen keq për Turqinë që mundohet të ndikojë mbi votën e lirë të Shqipërisë. Ne jemi shumë të kënaqur që Shqipëria nuk u ndikua nga ky presion turk. A.N.

 

Shih edhe:

http://respublica.al/artikuj/2012/08/18/berisha-rikrahason-a...

Comments

Submitted by Arlind (not verified) on

<p>Qeveritaret tane i lepihen Israelit sepse midis shqiptareve ka nje ngjashmeri te vecante me jahudite. Ne rast se cifutet i trajtojne barbarisht palestinezet dhe ua rrembejne tokat, e njejta gje ndodh midis vete shqiptareve, ne jemi karshi njeri-tjetrit &nbsp;dhe veprojme akoma me keq se jahudit kundra palestinezve. Troc ne na bashkon kanibalizmi dhe i kemi humbur ndjenjat humane.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.