Përfundon pacifizmi japonez i pasluftës. Kryeministri Shinzo Abe inicion ligjin që u lejon forcave japoneze përdorimin e mjeteve dhe goditjeve ofensive

Postuar në 23 Korrik, 2015 11:54

Paqësori trazohet përherë e më shumë, duke u kthyer në sfidën kryesore të sigurisë globale. Madje duke kaluar potencialisht Lindjen Mesme. Disa veprime të Kinës në Detin e Kinës Jugore, Korea e Veriut, shqetësimet e Filipineve, kanë prishur paqen relative të këtij rajoni në ngritje të vazhdueshme. Së fundmi, edhe Japonia pacifiste e pasluftës, ka ndërmarrë një akt që shihet ai fundi idealit të pas LIIB. Kryemimistri Shinzo Abe propozoi dhe mori votën në Dhomën e Ulët, për t’i dhënë të drejtën ushtrisë që të përdorë goditjet dhe mjetet ofensive. Opinionisti i “Reuters”, Peter Van Byren, shkruan se ky vendim ka provokuar demonstrata të shumta, pasi ai rrëzon Artikullin 9 të Kushtetutës, që nuk lejonte përdorimin e këtyre armëve. Japonezët janë shumë krenarë për këtë pasi sipas Van Byren, kjo dispozitë e bënte Japoninë, të vetmin vend që hiqte dorë nga armët ofensive. Ka edhe një simbolikë në këtë akt: 55 vjet më parë, gjyshi i Shizno Abe, Nobusuke Kishi, la detyrën në qeveri, pikërisht si pasojë e protestave që pasuan rishikimin e një traktati sigurie me SHBA. Vendi i parë që ka reaguar ndaj vendimit ishte Kina, Ministria e Jashtme e të ciliës, deklaroi se me këtë akt, Japonia vë në pikëpyetje angazhimin e saj të pasluftës për ecjen në “shtegun e zhvillimit paqësor”. Van Byren citon kryeministrin japonez të jetë shprehur se ky vendim synon “të ndihmojë në mbrojtjen e SHBA”, duke lënë të kuptohet rreshtimin dhe angazhimin e Tokios në një sulm ndaj Kinës, apo edhe në operacionet në Lindjen e Mesme. Kjo është ajo që thonë kritikët, por njësoj si Japonia dhe Gjermania, një tjetër fuqi humbëse në LIIB, ka dalë nga shtrati i kufizimeve që solli konflikti i përbotshëm, për të hyrë në lojë si dikur. Nuk mungojnë as spekullimet se legjislacioni i tanishëm vjen si iniciativëe personale e Abe, që ka ruajtur përherë një “optikë hiperkonservatore për LIIB”.
k.f

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.