Përfundimisht PS nuk do marrë pjesë të enjten në votimin e kryetarit të ri të KQZ. 'Kandidatura të imponuara', - thotë Gjiknuri

Postuar në 09 Tetor, 2012 06:11

Është tashmë e sigurtë që socialistet nuk do të marrin pjese në votimin e ditës së enjte për kryetarin e ri të Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Deklarata e bërë fillimisht në 5 tetor nga Edi Rama në emisionin e gazetarit Alfred Peza në Vizion Plus, është përsëritur sot paradite nga deputeti i majte ne komisionin e ligjeve Damian Gjiknuri në emisionin ZIP në të njëjtin televizion. Gjiknuri tha se procesi i përzgjedhjes se dy kandidateve (Marsida Xhaferllarit dhe Lefteri Lleshit - në foto) iu imponua opozitës. Kryetari dhe anëtarët e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve do te votohen ne seancën e dites se enjte, ndërsa kodi zgjedhor parashikon qe ky proces te kishte përfunduar qe ne 26 shtator.

4 ditë më parë ishte vetë Rama që paralajmëroi mospjesëmarrjene  opozitës në këtë votim që pritet të kryhet pasnesër. Më poshtë, një pjesë nga intervista e tij:

A.P. – Çfarë po ndodh me KQZ-në? Kur pritet të konstituohet?

E. R. – Fatkeqësisht e gjithë procedura e ndjekur nuk ka qenë e bazuar mbi ligjin që kemi miratuar bashkarisht dhe pjesa më flagrante e procedurës ka qenë futja në kandidaturat e seleksionuara prej komisionit me vota e shumicës e dy kandidaturave që nuk plotësonin as kriteret ndërkohë që ligji është shumë i qartë që ka kritere strikte për këtë rol. Megjithatë, në kushtet kur është e rëndësishme që KQZ-ja të fillojë punë një orë e më parë duke u riformatuar, ne kemi mbajtur një qëndrim i cili ka qenë një qëndrim shumë i thjeshtë ndër ato 4 kandidatura që për ne janë të tëra me probleme, kemi skartuar sipas ligjit dy kandidatura që ishin tërësisht jashtë kritereve.

A. P. – A mos ka qenë rastësisht një taktikë e PD e ju keni rënë në kurthin e saj që ato dy kandidaturat i sollën me probleme që ju t'i eliminonit dhe të mbeteshin Marsida Xhaferllari dhe Lefteri Lleshi?

E. R. – Nuk është çështje kurthi, sepse e përsëris që në ligj procedura është e ndërtuar e tillë që kryetari i takon vullnetit të shumicës dhe kjo është normale besoj unë, pavarësisht se shumica e këtushme është një shumicë e cila nuk ka asnjë legjitimitet moral pasi ka dalë nga vota të vjedhura dhe ajo çka bën pala tjetër, pra opozita, është që skarton dy kandidatura dhe lë dy që mbeten në fund.

A. P. – Më pas votohet njëra nga të dyja?

E. R. – Ne nuk marrim pjesë në atë votim. E gjithë procedura ka qenë me shkelje të vazhdueshme të vetë ligjit dhe në fund nuk ka asnjë arsye për ne që të marrim pjesë në kurorëzimin e kësaj procedure.

A. P- Pra do ta bojkotoni momentin e zgjedhjes së kryetares së KQZ-së?

E. R. – Nuk do të bojkotojmë, por nuk do të marrim pjesë në procesin e votimit.

A.P. – Është vendim i marrë?

E.R. – Është vullnet i shumicës le të bëjnë çfarë të duan.

(A.N.)

Comments

Submitted by Pirro (not verified) on

<p>Kjo eshte lufta pasive e PS-se - pordhes se ftohte te politikes shqiptare! Me pak fjale, edhe Zgjedhjet e 2013 MANUPULOHEN DHE GRABITEN nga S-ali baba me dyzete hajdute!</p><p>Faleminderit Rama, faleminderit SHBA, faleminderit OSBE &amp; BE!</p><p>Kreshnik Spahiu, populli shqiptar eshte i deshperuar per nje prijes trim e te afte, a je i gatshem?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.