Për herë të parë, një ish-diktator (i Guatemalës) dënohet për genocid nga një gjykatë e vendit të vet!

Postuar në 11 Maj, 2013 18:08

 

Ish-diktatori i Guatemalës Jose Efrain Rios Montt, është dënuar me  80 vjet burg për genocide, i pari diktator në botë që dënohet nga një gjykatë e vendit të tij. Ky është një vendim historik për Guatemalën që ende nuk i ka shëruar plagët e njëlufte civile prej 3 dhjetëvjeçarësh. 86-vjeçari u dënua edhe pse shumë vetë u përpoqën ta mbronin, përfshi edhe presidentin aktual të vendit, një ish ushtarak i diktaturës së periudhës së Montt. Dënimi i tij ishte fundi i një lufte heroike të të afërmve të viktimave, që numërohen rreth 200 mijë, shumica popullsi indigjene Maja, që u përdhunuan në masë, u vranë e prenë në grupe, me gra e fëmijë, gjatë presidencës së Montt-it, krime që nuk u pranuan kurrë nga qeveria guatemalase, raporton Independent. Sipas The Economist, gjykatësja (e konsideruar ‘trime’) argumentoi vendimin me evidencën se ushtria e gjeneralit Efrain Rios Montt kishte shfarosur 5.5% të popullsisë majane të etnisë Ixil.

k.c.

Comments

Submitted by Huana (not verified) on

<p>ne titull<br />jo &quot;nje ish diktatori&quot; por &quot;nje ish diktator&quot;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.