Përçarja e opozitës ndjell vëmendjen e opinionistëve

Postuar në 31 Korrik, 2012 06:37

Kreshnik Spahiu thotë se “nuk do të bëjë koalicion me PS-në e PD-në”. Gazmend Oketa thotë se “FRD-ja është kundër dy partive të mëdha, që u morën vesh për reformën elektorale në dëm të partive të tjera”. Dhe të dyja deklarata kanë ardhur pas “vardisjeve” që këtyre partive të reja u është bërë nga Rama, Majko, etj.

Janë lëvizje që nuk kanë kaluar pa marrë vëmendjen e opinionistëve. Andrea Stefani nuk e kupton kërtë merak të këtyre partive për t’u distancuar në të njëjtën masë e në të njëjtën mënyrë nga dy partitë e mëdha. “Edhe sikur asnjë pikë programore e AK-së e FRD-së të mos jetë e përbashkët me pika të programit të PS-së, vetëm fakti që kanë dalë në opozitë me Berishën, është një pikë që duhet t’i bashkojë me PS-në”, thotë Stefani në shkrimin e tij në Shqip (mund ta lexoni të plotë në linkun: http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/07/31/logjika-e-vjeter-e-...).

Skënder Minxhozi, në të njëjtën gazetë, ndërsa i justifikon këto deklarata refuzimi disa muaj para zgjedhjeve, pasi këto forca të reja janë “duke axhustuar qëndrimet e programet e tyre”, i sheh punët keq në kampin e opozitës, ku po krijohen dy koalicione. Mirëpo, “dy koalicione çojnë drejt humbjes”, thotë Minxhozi qysh në titull (mund ta lexoni të plotë në linkun: http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/07/31/dy-koalicione-cojne...).

Re.Pu.

Comments

Submitted by Anonimi (not verified) on

Te gjithe keta qe po shkruajne, vijne ca si koqe kandari ne analizat e tyre. Rama nuk mund te pretendoje qe AK dhe FRD, te behen qengji i flijimit. Rama nuk beri asnje perçapje per korrektimin e kodit zgjedhor.

Eshte logjike per Ramen, te hyje ne koalicion me FRD e AK, se ne thelb do u grabise vota, por eshte jologjike per keto te dyja qe te pranojne krahehapur, qe t'u vidhet vota prej PS-se.

Kapercimet ideologjike per hir te rrezimi te Berishes, kane kosto shume te larte per partite e sapoformuara, sesa per PS-ne qe e ka elektoratin te njohur e besnik.

AK e FRD do marrin kryesisht vota ideologjike, prandaj nuk mund te shkelin lehte mbi ideologjite e partive. Rrezikojne te mos marrin as vota, sikur te perqendrohen vetem tek antiberishizmi, jane ne zgjedhjet e para, pa kaluar as ndonje testim ne lokale.

Keta te gjithe kane ne goje realizmin, po se per çfare realizmi behet fjale ketu nuk kuptohet.

Realizmi ua kerkon ketyre partive te reja, te perqendrohen gjate gjithe linjes se tyre ideologjike, per te fituar sa me shume vota, jo te braktisin disa fronte per t'u perqendruar tek nje i vetem, per me teper qe antiberishizmi eshte arma me e forte e PS-se dhe nuk eshte se u leshon shume hapesira.

AK-ja eshte shprehur si parti kunder sistemit PD-PS, kunder gjithe 20 vjeçarit, nuk mund ta braktise fare kete element esencial te identitetit, per ca vota antiberishizmi me shume, te cilat per me teper i kalojne PS-se.

FRD ka ish- pronaret e te perndjekurit, nuk mund ta braktise fare kete element esencial te identitetit e te bashkohet gjithe gezim me PS-ne, te kunderten e vet, per vota qe i kalojne PS-se.

Realizmi eshte ne gojet e ketyre analisteve, po aty ka panik e paranoje socialistocentrike, nuk ka realizem.

Submitted by Albi (not verified) on

Folju o burre se nuk marrin vesh.

Nejse, nqs partite e reja presin keshilla nga Stefanra e Minxhozra, qe dihet nga financohen e cfare qellimi kane, turp te kene. Po me sa duket, i kane dhe ata dy pare mend. Te ishte per te qene rehat brenda partive te medha, nuk kishin pse benin tere keto levizje.

p.s e bukra eshte qe jo rastesisht ne kushtetute eshte miratuar ne parim, ashtu si ne shume vende te Europes, nje sistem proporcional. Eshte miratuar pikerisht qe askush te mos kete te drejten te perdore argumentin "o me ne, o kundra nesh". Tani keta gazetare qe nuk thone asgje per sistemin e poshter elektoral qe perforcon jo vetem dy partite, po nepermjet listave dy kryetaret, shkojne akoma me tej. Tani megjithe kurajon e grupimeve te reja per tu perballur me kodin elektoral, keta perseri duan te perdorin argumentin e siperpermendur. Mire qe nuk e thone hapur qe duan nje mazhoritar 100% te kontrolluar nga dy te medhate e kaq.

Submitted by Studenti (not verified) on

Se paske kuptuar hic sistemin elektoral i nderuar! Po dole vetem,me kete kod,te ha ujku. Dmth smerr asgje prej gjeje. Bero dhe rama ndaj e bene kodin keshtu,qe ti detyrojne te vegjelit tu vene pas.sa per diferencat ideologjike,kete po ben rama me topin tani (po e bene) e ka bere beroja me koklopen kater vjet te shkuara. Ska ideologji ne politiken shqiptare,por interesa. Dakort lum miku qe po na shkruan si nga katedra e ajnshtajnit?

Submitted by Albi (not verified) on

dmth ca duhet te bejme ne te tjeret? Meqe Rama dhe Berisha e ben kodin keshtu duhet te pushojme se kerkuari dicka pertej tyre? Jo, kjo do ishte pikerisht instalimi i diktatures bi-partiake, ashtu sic po ndodh ne fat. Thjesht duhet me luftu me forte, derisa neser te kesh aq vota sa te bllokosh formimin e qeverise pa ndryshim kodi.

Submitted by Astrit (not verified) on

Albi ka plotesisht te drejte. Rama & Berisha bejne shantazh me kodin e ri dhe kerkojne te bllokojne alternativa per 50 vjetet e ardhshem.

Me e pakta qe mund te bejne te rinjte e sapomberritur ne politike (dmth keto dy forca politike) eshte ti thone jo ketij maskaralleku. Nese pavaresia ju humb votat, koalicionet me bajraktaret e politikes shqiptare u humb interesin. Une vete u jam mirenjohes tere ketyre kokeforteve qe mire ose keq mundohen te sjellin disa te reja per vendin.

(pa i hyre fare diskutimit se pjesmarrja neper pazare aleancash nuk do tu krijonte ketyre partive mundesite te krijonin fizionomite e tyre etj etj)

Submitted by I3VI5 (not verified) on

Shume sakte. Ne fakt nese AK-ja dhe FRD-ja bejn koalicion me PS/PD nuk do te marrin vota fare. Me mire me dy koalicione dhe te provojne veten. Frika e Stefanit dhe Minxhozit eshte totalisht e pabaze. Qe Berisha nuk i fiton zgjedhjet ne 2013, eshte mese e sigurte. Por per ata me shume rendesi ka qe Rama ti fitoje thelle zgjedhjet sesa largimi i Berishes. Detyra e AK-s dhe FRD-s eshte qe te mare sa me shume deputete ne menyre qe te zhdukin njehere e pergjithmone hegjemonine e PS/PD. Vendi ka nevoje per nje ndryshim te elites politike, si dhe te menyres se beri politike.

Submitted by rolandb (not verified) on

Stefani dhe Minxhozi jane propagandiste te PS-se.  AK dhe FRD do te humbasin cdo legjitimet nqs i bashkohen PS.

Submitted by rolandb (not verified) on

Sikur AK dhe FRD ose cdo parti tjeter, merr mendjen e ketyre, i ka marre lumi.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.