Optimizmi i Shqiptarëve më i madh se i europianëve: Euro bie në bursa, rritet mbi 140 lekë në tregun vendas

Postuar në 14 Korrik, 2015 00:42

Në tregun e brendshëm shqiptar është ndier optimizmi me ritme më të larta se në shtetet e tjera, sa i përket marrëveshjes me Greqinë. “Monitor” raporton se pas këtij optimizmi fillestar monedha euro është forcuar tek ne, ndryshe nga bursat ndërkombëtare ku ka rënë. Monedha e përbashkët ka kërcyer sërish mbi 140 lekë, duke u rritur me 0.14 lekë. Kjo është rritja më e fortë ditore që është shënuar që nga fillimi i majit dhe vjen pas një rënieje prej gati tre javësh radhazi të euros në tregun vendas. Edhe dollari ka shënuar rritje në tregun e brendshëm, duke u këmbyer me 126.52 lekë, 1.03 lekë. Në tregjet ndërkombëtare euro u rrit fillimisht pas arritjes së marrëveshjes me Greqinë, por ra më pas, teksa investitorët e zhvendosen fokusin e tyre në perspektivën e normave më të larta të interesit në SHBA dhe mbetën në ankth pasi e ardhmja e monedhës së përbashkët ështe ende e pasigurt. Monedha e përbashkët, e cila u rrit fillimisht nga lajmi i marrëveshjes me Greqinë, iu kthye sërish humbjeve, për t’u tregtuar me 1% më pak gjatë ditës në $1.1050 EUR.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.