Opozita e PD? Rama ka opozitë vetëm premtimet e tij, sipas Minxhozit

Postuar në 07 Gusht, 2013 05:38

Në një intervistë për DITA-n, Skënder Minxhozi nuk sheh aspak shpresë tek opozita e ardhshme. Për të, Rama do të ketë si “opozitë” vetëm premtimet e tij.

“Numerikisht, asnjë maxhorancë nuk do të kërkonte opozitë më të dobët se kjo e sotmja” thotë Minxhozi, duke konsideruar se maxhoranca e re është vetëm 1 mandat larg shumicës së cilësuar. Por, problemi i Ramës nuk do të jetë opozita, “sesa problemet që ajo ka krijuar kur ka qeverisur vendin. Rama ka si opozitë vetëm premtimet që ai ka bërë. E ato nuk janë të pakta. Mjaftojnë për të rrëzuar më shumë se një qeveri.”

Sa i përket një “çarjeje” në PD pas zgjedhjes së dyshimtë të kryetarit të ri, Minxhozi vlerëson se një “çarje” kërkon një listë të mjaftueshme figurash brenda një partie për zgjerimin e fuqizimin e platformës që pretendojnë. “Përtej Patozit dhe Olldashit nuk shoh figura të tjera të njohura në parti që të jenë të gatshëm të marrin përsipër këtë rol,” i përgjigjet ai gazetarit Xhevdet Shehu.

k.c.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.