Nxirren në shitje edhe... qentë e policisë

Postuar në 06 Mars, 2013 04:47

Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronës Publike, strukturë e Ministrisë së Financave, ka njoftuar se janë nxjerrë në shitje... gjashtë qen të policisë. Siç raporton e perditshmja Gazeta Shqiptare, kafshët do të nxirren në shitje më 26 mars, duke nisur nga ora 9 e mëngjesit, në gjashtë ankande të distancuara me nga 30 minuta prej njëra- tjetrës.

Në orën 9:00 do të nxirret në ankand qeni “Tobi” në 9:30 qeni “Tina” dhe kështu me radhë qeni “Rambo” etj. Vlera më e lartë e tyre fillestare është 30 mijë lekë, ndërkohë që “Tina”, “Rambo” “Roni” dhe “Blini” nisin me nga 80 mijë lekë.

Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes Publike sqaron në njoftim se çdo person i interesuar duhet të paraqesë kërkesë më shkrim, gjithashtu edhe garancinë bankare, që vërteton ngurtësimin prej 20 % të vlerës totale të qenit.

“Pjesëmarrësit në ankand, të cilët tërhiqen nga ankandi pa dhënë asnjë ofertë mbi vlerën e qenit, të shpallur për shitje, i konfiskohet 20% e garancisë bankare, e arkëtuar për pjesëmarrje në ankand”, thuhet në njoftim. a.n.

Comments

Submitted by Anon (not verified) on

Kur lexova titullin mua me shkoi mendja per 'qene' te tjere...

Submitted by Latini (not verified) on

A keni ndonjë alternativë tjetër për likuidimin e tyre ju të gazetës? -Siç thotë Mustafa Nano, "edhe ky është lajm?"

Submitted by voica (not verified) on

Latini. Edhe ne kete shkrim ka lajm dhe nuk nisem nga kendveshtrimi i Brigite Bardot qe arrij ne kete konkluzion.

P.sh., nga ky artikull mesova kete gjë: ligjet e ketij vendi jane shume te mira dhe aplikohen per te gjithe njesoj. Dmth:asnje aset nga pasuria kombetare nuk mund te privatezohet lehte. Konkretisht, si per qente dhe per ALBPETROL-in, ta marrim per shembull, duhen ngrire garanci ne banke. Ketu ndryshon vetem vlera qe qenka 20% per qente dhe 10% per Albpetrolin. Por, tek e fundit, e c’rendesi ka vlera. Rendesi ka qe vlera e sigurimit te ofertes duhet patjeter e depozituar ne nje banke. (Njesoj si tek Albpetroli, pra.). E ngrire! Se ketu ngrirja aplikohet edhe per gjera te tjera-p.sh. kemi rastin e avokat Ngjeles. Doli kunder ligjit-tak- e ngriu Saliu. Ndaj them qe ketu ka lajm.

Submitted by latini (not verified) on

Për Albpetrolin nuk jam specialist, dhe në artikull nuk ka ndonjë element të albpetrolit. Shkeljet për Albpetrolin do të sqarohen me 23 qershor sepse PS-ja do të vijë në pushtet, se ka premtuar. Ku ma kujtove Ngjelën... Nuk po e shohim shumë... mos i ka mbetur qejfi nga Rama? Mos e ka ngrirë edhe Rama? Më fal, por Ngjela është ekstremist, për të mos thënë pa tru. Mendonte se do ta ndiqte populli. Për Mustafa Nanon kam respekt, por ia ka zënë sytë urrejtja për Berishen.

Submitted by artur (not verified) on

Ah sa mire do ishte qe te gjithe qente dhe bucet qe jane ne qeveri te shiteshin ne kete ankand!!!!! imagjinojeni sesa miliona leke ndoshta euro do te grumbulloheshin ne ankand per salen,jozin e co???????kush nuk do te deshironte qe te merrte ndonje nga keta qente xhiro neper qytet(pa bodigard)dhe gjithe mileti do te kenaqej jashte mase.

Submitted by Drini (not verified) on

Po zhelefinen nuk do ta shisni? ate jua blej une menjehere !

Submitted by dritan (not verified) on

Sh mire e bejne

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.