"Nuk kam qenë ndonjëherë më mirë se tani dhe do bëhem shumë më mirë"

Postuar në 09 Tetor, 2012 03:53

Gjergj Ndreca, ish- i përndjekuri politik i grevës së urisë që u dogj dje në shenjë revolte me kokën të lidhur me një shami-flamur amerikan - (po të shihni me kujdes fotot në shtypin e sotëm dallohet qartë ky detaj) - kishte 4 vite që priste nga kryeministri t'i plotësonte një premtim për strehim. Nuk kuptohet nëse e ka takuar personalisht Berishën dhe as si e ka marrë këtë premtim, por dëshminë e jep vëllai i tij Zef Ndreca në një intervistë në numrin e sotëm të së përditshmes "Shqiptarja.Com":
"Para 4 vitesh Sali Berisha i premtoi e do t'i jepte lekët e dëmshpërblimit për burgimin dhe do ta rregullonte me banim" - thotë ai gjatë intervistës. Edhe bashkëshortja e Ndrecës, me Berishën e ka: "Sali Berisha duhet të ishte prononcuar i pari" - thotë ajo në një intervistë në TV A1 Report, e risjellë në shtypin e sotëm.
Vëllai Zef rrëfen edhe një detaj tjetër për Ndrecën që aktualisht gjendet në repartin e diegieve në QSUT: një telefonatë mbrëmjen para se të kryente aktin e vetëdiegies: "Të dielën vonë e mora në telefon, e pyeta si zakonisht për shëndetin dhe më tha: Nuk kam qenë  ndonjëherë më mirë se tani dhe do bëhem shumë më mirë" - A.N.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.