Nuk do ketë ndonjë marrëveshje me grevistët. 'Ato që kanë për të marrë, i kanë marrë' - njofton Ministria e Financave

Postuar në 09 Tetor, 2012 08:09

Pas 18 ditësh grevë urie dhe aktit të djeshëm të grevistit Gjergj Ndreca, qeveria ka lëshuar më në fund një deklaratë zyrtare në kushtet e presionit të shtuar për komunikim me ish-të përndjekurit politikë. Deklarata është dhënë nga sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, në një konferencë për media (ajo që ka thënë, me siguri nuk do t'u pëlqejë grevistëve).
 

Raporton televizioni Top Channel: "Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave ka theksuar se të gjithë ish të përndjekurit, të cilët ndodhen në grevë urie e kanë marrë këstin e parë të dëmshpërblimit. "Ish të përndjekurit që janë në grevë kanë marrë paratë nga janari 2009 deri më 30 shtator 2012. Kësti i dytë po vijon të shpërndahet dhe Qeveria ka marrë çdo masë.  “Vlera e dëmshpërblimit nga qeveria është më e larta ndër vendet ish-komuniste”, tha zyrtari. Ai ka shtuar se ish i përndjekuri Gjergj Ndreca që ndodhet i shtruar në spital ka marrë një këst prej 3 mijë dollarësh si dëmshpërblim, ndërsa Perikli Shqevi, i cili akuzohet se i vuri flakën shokut, ka 585 mijë lekë dëmshpërblim si dhe letra me vlerë". - A.N.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.