Nuk është e nevojshme të mbushen fjalorët tanë me myddei-umumi, kizllaraga, hatti-sherif etj - shkruan Xhevat Lloshi

Postuar në 08 Mars, 2013 07:27

Shqipja ka qenë në kontakt me turqishten gjatë periudhave të ndryshme. Siç dihet, osmanishtja ose turqishtja osmane shënon gjuhën e shkruar të përdorur deri në fillim të shekullit XX. Në fillimet kjo gjuhë përputhej me gjuhën e zakonshme të popullsisë turke, por me kalimin e kohës u përpunua si një gjuhë artificiale me amalgamimin e fjalëve të persishtes e të arabishtes, si dhe të mjeteve të tyre lidhëse, me fjalët e strukturat gramatikore të turqishtes – shkruan Xhevat Lloshi në një analizë të gjatë me titull ORIENTALIZIMI I PADËSHIRUAR I SHQIPES botuar sot në të përditshmen DITA.

Prof.Dr.Lloshi hedh idenë e një fjalori të historizmave dhe shkruan:

"Gjuhëtarët dhe leksikografët nuk kanë koncepte të qarta për historizmat terma. Zgjidhja më e drejtë do të ishte të hartohej një Fjalor i historizmave, në të cilin të jepeshin këto fjalë me shpjegime etimologjike dhe me të dhëna të përpikta enciklopedike, duke ndihmuar edhe shkollën tonë. Por nuk është e nevojshme të mbushen fjalorët tanë me fjalë si: akmeizëm, bersalier, bjellogardist, carina, çartizëm, dacibao, dogj, derbenxhi, federal, ilot, klironom, kuesturë, miçurinian, planovik, sahib, sovkoz, zaim etj. Si qenkan njësi të shqipes myddei-umumi, kizllaraga, hatti-sherif e mjaft gjëra të tjera të tilla?..." a.n.

E plotë:

http://gazetadita.al/orientalizimi-i-padeshiruar-i-shqipes/

Comments

Submitted by tori (not verified) on

prof. Xh. Lloshi eshte puritan- do thoshte Vehbiu i Muçit,qe eshte 'kunder puritanizmit'.

Submitted by Dardan (not verified) on

Faleminderit z. Lloshi, e presim kurdohere me kersheri te madhe fjalen tuaj. Ka vite qe shohim sesi  gjuha jone nuk po "kurohet" por po "strapacohet" nepermjet demokratizimit te lirise se shprehjes (cdo snob=?, mund te fuse cfare te doje ne fjalen e vet) dhe sidomos neper mjet demokratizimit te sintakses e cila po perdoret me nje sukses te mahnitshem per udheheqesit e anarko-fashizmit  berishian ne Shqiperi. S'eshte vetem futja ne fjalor e fjaleve qe nuk i perkasin gjuhes shqipe por edhe grryerja e sintakses se gjuhes sone per ta kther ne nje sintakse te vdekur te sfinksit, te magjistricave apo te orakujve te lashte.

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Profesor! Simbs jush a duhet te hiqen turqizmat ne perkethimin shqip te KURANI-t ?

Psh ne vend te fjales Allah a mund te vendoset fjala shqipe ZOT etj si keto fjale, apo duhen lane ashtu siç jane dhe ti mesoni femijet shqiptar te perdorin arabishten si gjuhe falje ?

Submitted by AnonimXhevat Lloshi (not verified) on

Fjalët Zot dhe Perëndi janë fjalë të përgjithshme asnjanëse të shqipes.

Por shqipja ka shumë fusha me terminologji të posaçme. Po përmend vetëm

organet seksuale. Sigurisht që për to ka fjalë që i di çdo njeri, por kur vjen puna

ne fushën e mjekësisë ato nuk përdoren, zëvendësohen me terma latinë.

Përkthimi i Kuranit është gjithashu një fushë e posaçme.

Ndërkaq, kjo dukuri është e gjerë në gjuhë. Po përmend edhe një shembull: ferr, skëterrë, xhehenem.

Synimi i artikullit tim ishte të mos shtrembërohet paraqitja e gjuhës shqipe. Kështu, osmanët deshën ta zhduknin

emrin e Krujës dhe e quajtën për vete Akhisar, por ta numërosh këtë si orientalizëm të shqipes, është mashtrim.

Ndërkaq, nuk është gabim edhe fëmijëve t'u thuhet se te myslimanët Zoti quhet Allah. Siç e kam trajtuar gjerësisht

edhe në shkrime të tjera, unë jam që shqiptarët të dinë sa më shumë, por duke mos e shfromuar realietin e shqipes.

Të fala,

Xhevat Lloshi

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.