Noel Malcolm: Unë e çmoj Kadarenë; por ai është keqkuptuar

Postuar në 26 Gusht, 2012 04:38

Historiani dhe kolumnisti anglez Noel Malcolm i rikthehet një kontrasti me Ismail Kadarenë, dhe këtë herë ka marrë shkak nga një shkrim i publikuar në Gazetën Shqiptare me autor Gjekë Gjonlekaj, në të cilin – këtë thotë në thelb Malcolmi – bëhen spekullime mbi kritikat që ky vetë i ka bërë Kadaresë në vitin e largët 1997. Dhe përpiqet – duket se ky është qëllimi i shkrimit – të davarisë njëherë e mirë retë e keqkuptimeve mes tij e shkrimtarit shqiptar. “Unë e konsideroj atë, jo vetëm novelistin më të madh shqiptar, por edhe një nga shkrimtarët më të mëdhenj të botës së sotme”, saktëson anglezi opinionin e vet.

Përse ka lindur ‘sherri’? Sipas Malkolmit, shkaku ka qenë nënvizimi i tij se Kadare nuk ka qenë disident gjatë regjimit komunist, se ky është një pretendim i tepërt dhe i kotë i Kadaresë, pasi nuk ka qenë e mundur të ishe gjatë komunizmit edhe disident, edhe i lirë, se “vlera artisitike e një letërsie aq madhështore e shpie atë në një hapësirë krejt tjetër, shumë më lart se çdo aktivitet politik”. Në fakt, Kadareja ka të njëjtin mendim lidhur me këtë argument, gjë që e ka shprehur më pas, por atëmot, sipas Malcolmit, ose i kanë fryrë në vesh, ose e kanë keqinformuar, ose është keqkuptuar ai vetë gjatë leximit në një gjuhë që s’e njeh mirë, atë angleze. “Ai është zemëruar, ngaqë unë e kam konsideruar një Zhdanov, por ka qenë e vërtetë krejt e kundërta: unë kam polemizuar me ata që e quajnë Kadarenë Zhdanov”, thotë ai në shkrimin e tij të sotëm, i cili duket si një dorë e shtrirë për miqësi; në mos, për mirëkuptim.

E.G.

Comments

Submitted by katarakti (not verified) on

Malcolm ka te drejte ne gjykimin e tij. Kadare u perpoq shume te mbulohej me mantelin e disidentit.  Madje edhe libri i kalemxhiut te Zerit te Popullit dhe Ramiz Alise, Shaban Sinanit, me titullin kuptimlote "Dosja K" - kishte po kete synim.  Por kur kjo taktike nuk i ndezi, Kadareja e ndrroi pllaken. Dhe deklaroi se nuk kishte mundesi te ishe disident ne Shqiperi. Por e verteta eshte disi ndryshe. Kadareja kishte vetem 2 rruge: O t'i sherbente regjimit ose te mbetej anonim. Dhe ai me te drejte dhe me perkushtim zgjodhi rrugen e pare. Ndersa poeti i madh shqiptar Lasgush Poradeci zgjodhi te dyten. Ai nuk iu perul regjimit. Prandaj ngeli ne harrese.

Submitted by Lex Rex (not verified) on

Plotesisht dakord.

Submitted by Relapso (not verified) on

Katarakt, para se te flasesh per Kadarene, me e pakta duhet ta lexosh ate. E pastaj te lexosh edhe ca punime kritike per vepren e tij. Po ti me mire lere fare ate pune, mos u merr me gjera qe nuk kupton!

Submitted by Cur Gjeloshi (not verified) on

That's funny!

Nga ta dijë ai zoteria se Kadare eshte nje inatçor i pandreqshem dhe shpirt vogel ?!

Ai njeh vetem romanet e Kadarese dhe jo atë personalisht. Kjo sepse ne perendim nuk merren me personin por me vepren.

Submitted by Valadrinit (not verified) on

Fajin e kane ata qe kujtohen per keto gjera mbas 15 vitesh. Nuk eshte se u terhoq nga verejtjet prof Noeli.(sic thuhet ne disa gazeta)

Eshte thjesht per te sqaruar lexuesit nga disa shkrime te njerezve  te paafte...

Submitted by RP(rrezik publik) (not verified) on

une m,dnoj qe IK.ka qene disident shume i madh.Fale romaneve te tij(ku na doli IK.novelist?)ne shqipot u ndergjegjesuam bdhe shembem diktaturen bash kur diktatura ra vete.Keshtuqe ne duhet t'i japim IK.-se te gjitha medaljet e mundshme,qe nga urdheri Naim Frasheri i klasit te trete e deri tek medalja I.K. e klasit te pare per trimeri pas beteje.Diten qe IK.do dale e te thjeshtezoje heroizmin e tij biblik do arrijme te pranojme se ne kete dynja eshte e pamundur te jesh edhe hero edhe jetegjate,ndaj IK.ta kete parasysh kete frazen time te fundit.S'kam asgje me IK,e kam lexuar patjeter shume me gjate e shume me teper se fahri balliu,sa te di te mos ta urrej,por patjeter te ndihem i lire te them opinionin tim te pavarur.Nese"heroizmi"i IK ne epoken koministe mund te justifikohet,ky"heroizem"i sotem,sidomos heshtja per 21 janarin e bejne fajtor.Intelektuali i pavarur IK e ka te ndaluar te heshte sot,ndaj krimit shteteror te 21 janarit,ndaj vdekjes se 26 personave te Gerdecit,ndaj vjedhjes masive dhe korrupsionit,sidomos heshtja totale ndaj videos se ilir metes.Mjaft bere interesa o shkrimtar,se pasuria jote do jene dy lopata dhè,si per çdo rob te kesaj dynjaje,ndaj leri denglat e bjeru ne koke maskarenjve,ne mos ke njolla qe ke frike se mos ti nxjerrin sheshit.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.