Nobelisti Krugman kundër plutokratëve të SHBA-ve

Postuar në 20 Korrik, 2012 12:04

Shkrimi i fundit i Paul Krugman-it në New York Times titullohet ‘Pathos of the Plutocrat’ (Qurravitjet e Plutokratit, do të përkthehej nëse do të bazoheshim tek përmbajta e shkrimit), dhe aty vijonte me kritikat në adresë të Mitt Romney-t, kandidatit republikan për postin e Presidentit. Ai merr shkas nga sulmet që i kanë bërë Obama-s (Krugman është në favor të rizgjedhjes së presidentit aktual), e nga etiketat që i kanë vënë si “njeri që e urren biznesin”, si “njeri që i urren njerëzit e suksesshëm”, si “marksist”, etj, etj, dhe denoncon një filozofi a mentalitet autoreferencial të shumicës së plutokratëve amerikanë (shqip, pasanikëve që ushtrojnë dhe pushtet politik). I referohet fillimisht Scott Fitzgerald-it, që thotë se “Doni të dini kush janë të pasurit? Jua them unë. Ata janë ndryshe nga ti e nga unë”, e më pas përpiqet të shpjegojë se ç’ka dashur të thotë shkrimtari i njohur amerikan i gjysmës së parë të shekullit të XX. Në thelb, Krugman thotë se plutokratët janë njerëz spitullaqë, njerëz që duan vëmendje, që duan respekt, njerëz që janë të sigurtë se ata meritojnë t’u hiqet kapelja e njerëz që mendojnë se janë qendra e botës. “Këta janë aq të lajthitur sa dhe krizën që kalojmë e shpjegojnë me faktin që Obama e të tjerë nuk kanë ditur të vlerësojnë biznesmenët e të pasurit”, thotë me qesëndi nobelisti amerikan.

Ata që dinë anglisht, mund ta lexojnë shkrimin të plotë në linkun: http://www.nytimes.com/2012/07/20/opinion/krugman-pathos-of-the-plutocrat.html?_r=1&hp

M.N.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Po ku u bote dhe ju te Respublica's "democrat" ? Apo harrova ju merrni paret nga Sorros Foundation, prandaj the utopia juaj eshte "komunisto-socialiste" pra Pro-Obama !

Ikni mor mbushuni se ju pame juve komunisteve se cfare kishit ne dore dhe cfare bete per 50 vjet. Ashtu si dhe Amerika, edhe ne shqiperi duam te kemi te drejten ku njeriu te beje cte doje dhe te mos jete shteti dhe individe te caktuar ne shtet qe te na thone ne se cfare duhet te hame, veshim apo si te flasim. Boll me ju bolsheviket e vjeter qe doni te drejtoni boten nepermjet Kombeve te Bashkuara dhe Internacionales Socialiste.

Do t'ju a tregojme ne 2013...njeher e pergjithmone e djathta Shqiptare do te fitoje mbi bastionet tuaja komunisto-socialisto-bolshevike.

Kurr me Komunizem dhe Socializem ne Shqiperi !

Submitted by Anonim (not verified) on

Ne nje reviste dyjavore qe me vjen ne shtepi,reviste qe me shume e marr per programin televiziv po ka brenda enciklopedi te tere, mendoni 170 faqe.

Ne mos gaboj para nje muaji kishte nje artikull te ilustruar me korifej shkencore te psikanalisteve me ne ze ne bote mbi psikopatine dhe udheheqesit psikopate.

Qe ti bie shkurt ndermjet shume udheheqesve psikopate nje vend te "nderuar" kishte dhe Romney sigurisht te ilustruar me fakte. Perseri qe ti bie shkurt

boll te jepni ne google Romney psychopath dhe e mesoni vete te verteten mbi romney.

Submitted by raimondi (not verified) on

_Titulli duhet te jete : Qurravitjet e    Pushtetarit Pasanik--- sepse Plutokrat quhet  kur te pasurit drejtojne shtetin

--Ose  mund ta quajme thjesht _ Qurravitjet e Pasunarit- lol

Ne fakt , ne Shqiperi eshte ky mentalitet feudal ,qe po pate para duhet te jesh i pari i vendit edhe ne politike -Por me e bukura eshte se kete mentalitet mesjetar e ka vene ne zbatim me perpikmeri PS-ja hahahahahahahaha --Se ata jane  shumica milionere  te medhenj--

Edhe PD-ja ashtu i zgjedh neper rethe kandidatet e saj , --Kush ka para , zgjidhet ne krye te PD-se , per depudet , apo minister, --Por ben figure te keqe kjo menyre pune tek PS-ja , pa mire PD-ja ...

Kjo  sindroma e Plutokratit ka pushtuar partite tona politike  dhe ndaj i kemi depudetet   komplet trapa , qe te vjen turp ti degjosh ..

Ky Anonimi  ka nevoje per doktor

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.