Nobeli: Kadare i katërti në listat e bastexhinjve. Parashikimet: Nobeli drejt Azisë

Postuar në 06 Tetor, 2012 15:46

Çmimi “Nobel” për letërsinë, ku është kandidat edhe shkrimtari shqiptar Ismail Kadare, pritet të ndahet më 11 tetor, pas publikimit të datave të ndarjes së këtij çmimi sipas fushave përkatëse. 

The Guardian ka parashikuar nga ana e vet që për letërsinë mund të fitojë japonezi Haruki Murakami, edhe pse ka shumë që janë të zhgënjyer nga libri i tij i fundit “IQ84”.
Bastexhinjtë i japin japonezit kuotën 10/1, ndërsa holandezit Cees Nooteboom dhe kinezit Mo Yan kuotën 12/1.

Por, faktet kanë treguar se jo ai që kuotohet më fort, fiton. Vjet, fitoi poeti suedez Transtrommer që kuotohej më pak (9/2) se poeti sirian Adonis (4/1). Ky i fundit është sërish në listë por ka zbritur më poshtë. Ai, bashkë me Kadarenë dhe poetin korean Ko Un kuotohen 14/1. Parashikimet janë megjithatë të forta që çmimi do të shkojë në Azi, ose të paktën në Afrikë.

Akademia Suedeze si çdo vit e shpall më vonë datën, por duke iu referuar traditës, gazetat kanë shkruar se ceremonia do të zhvillohet ditën e enjte, që i takon data 11 tetor. 
Ndarje e çmimeve “Nobël” do të fillojë më 8 tetor, kur do të ndahet çmimi për mjekësinë, dhe do të përfundojnë në 15 tetor, me çmimin për ekonominë.

Grupi përgjegjës për ndarjen e çmimeve Nobel ka thënë se është detyruar të zvogëlojë shumën e parave për laureatët. Fondacioni Nobel do të ulë të gjashtë shumat nga 10 milionë korona suedeze në 8 milionë – një rënie kjo nga 1.5 milion dollarë në 1.2 milion, sipas REL.
k.c.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.