Një vit zie për gazetarinë

Postuar në 19 Dhjetor, 2012 03:40

Një vit i jashtëzakonshëm me vdekje. Ky është përfundimi i raportit vjetor i organizatës "Reporterët Pa Kufij".  Në 2012  janë vrarë 88 gazetarë, (shifër rekord kjo qysh nga 1995) 6 punonjës të tjerë mediash mediash dhe 47 bloggera dhe raportues në internet (qytetarët - gazetarë quhen në raport ).

Lufta në Siri, kaosi në Somali dhe talibanët në Pakistan janë 3 fushëbetejat për gazetarinë e këtij viti. "Varrezë për gazetarët", këtë titull tragjik i jep "Reporterë pa kufij" Sirisë. 65 punonjës mediash kanë gjetur vdekjen aty gjatë ushtrimit të profesionit në vitin 2012 (17 gazetarë, 44 qytetarë-gazetarë dhe 4 punonjës të tjerë mediash). 21  janë arrestuar."Një vit zie" - konstaton raporti edhe për gazetarët në Somalinë, ku kanë vdekur 18 gazetarë. Në Pakistan sivjet gjetën vdekjen 10 gazetarë dhe një punonjës i medias.  Në Meksikë gjashtë gazetarë kanë gjetur vdekjen gjatë vitit 2012 - rendit raporti.

Ndër pesë vendet më të rrezikshme "Reporterë pa kufij" konsiderojnë Brazilin - vendi ku në vitin 2014 do të zhvillohet Kampionati Botëror i Futbollit dhe në 2016 Lojërat Olimpike verore. Pesë reporterë kanë gjetur vdekjen në Brazil - dy prej tyre, sipas të gjitha gjasave, janë vrarë sepse kanë hulumtuar raste të kontrabandës me drogë.

Edhe shifra të tjera të hulumtuara nga "Reporterët pa kufij" japin shkas për shqetësim të thellë: Mbi 1.000 gazetarë dhe bloggera janë arrestuar. Gati 2.000 reporterë janë kërcënuar e sulmuar.Nëpër burgje mbahen, sipas këtij raporti, 193 gazetarë, 70 prej të cilëve, në Turqi. Kina ndërkohë mban të burgosur gati 100 gazetarë dhe qytetarë - gazetarë, shumica e tyre me burgim afatgjatë dhe në kushte të rënda. Shpesh herë pas këtyre dënimeve fshihet dora e nëpunësve të korruptuar rajonalë, të cilët duan t'i heqin qafe kritikuesit kryesorë të tyre. A.N.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.