Një tjetër krahasim me 2005-ën…

Postuar në 30 Gusht, 2012 06:20

Para çdo mbledhje të qeverisë, Sali Berisha bën një shou mediatik, gjatë të cilit nuk mungon të bëjë një krahasim me vitin 2005 (si dikur Enver Hoxha me vitin 1938). Dje ai ribëri një krahasim të tillë në lidhje me kapacitetin e hidrocentraleve, duke thënë se është rritur me 125 KWh që nga viti 2005. Por le të bëjmë një krahasim tjetër me 2005-ën, në lidhje me diçka që Berisha e ka për zemër të mburret – me modelin fiskal.

Kur u vendos tatimi i sheshtë mbi të ardhurat personale dhe fitimet si dhe kur u ulën taksat e sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore, Berisha u mburr se modeli i ri fiskal do të sillte pakësimin e evazionit fiskal dhe, si rrjedhim, të ardhurat për arkën e shtetit do të rriteshin. Për të verifikuar mburrje të tilla të politikanëve, ekonomistët përdorin raportin sintetik të të ardhurave buxhetore me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB), e jo rritjen nominale te tyre, siç ben zakonisht Berisha.

Sipas buletinit fiskal të Ministrisë së Financave (http://www.minfin.gov.al/minfin/pub/fundit_buletini_fiskal_3m_iv_2011_final_3_3526_1.pdf ), totali i të ardhurave buxhetore në vitin 2011 ishte 330,475 milion lekë. Ndërsa sipas buletinit të borxhit publik të kësaj ministrie (http://www.minfin.gov.al/minfin/pub/buletini_12m_viti_2011_copy_1_3291_1.pdf ), PBB-ja ishte në nivelin 1,314,702 milion lekë.  Pra, i bie që shteti të ketë vjelë rreth 25% të vlerës së PBB-së gjatë vitit 2011.

Dhe tani të shkojmë tek viti 2005.  Sipas buxhetit faktik të atij viti, miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë dhe firmosur nga Jozefina Topalli (http://www.minfin.gov.al/minfin/pub/projektligji_proj_vkm_i_buxheti_faktik_2005_2264_1.pdf ), rezulton se të ardhurat buxhetore kanë qenë në nivelin 223,384 milion lekë.  Ndërsa sipas statistikave fiskale të qeverisë (http://www.minfin.gov.al/minfin/pub/statistikat_fiskale_te_qeverise_tre_mujori_i_katert_2005_1962_1.pdf ), PBB-ja ka qenë në nivelin 899,700 milion lekë. Pra, i bie që shteti të ketë vjelë rreth 25% të vlerës së PBB-së gjatë vitit 2005.

Që t’i biem shkurt, shteti ka vjelë vetëm çerekun e vlerës së PBB-së, si në vitin para se Berisha të vinte në pushtet, edhe në vitin e fundit të plotë të qeverisjes së tij. Ndërsa PBB-ja, sipas Bankës Botërore (http://data.worldbank.org/indicator/NY.GDP.MKTP.KD.ZG ), ka patur një rritje mesatare vjetore reale prej 4.7% në gjashtëvjeçarin 2006-11, por një rritje më të madhe në gjashtëvjeçarin paraardhës 2000-2005, plot 5.8%.

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by nik (not verified) on

sipas kesaj qe thua ti zaloshnje rezulton qe PBB e 2011 eshte 146 % me e madhe se PBB e 2005.

Pra qenka rritur shume Prodhimi Brendeshem Bruto,kur ti me analizat e tua na thua qe ka ulje.

pra bie vete brenda me ato qe thua.

Submitted by arbeni (not verified) on

Rritja 46% e PBB-se qe ke llogaritur ti more nik eshte rritja nominale ne 6 vjet, jo rritja reale. Me rritjen nominale merrej Enveri dhe tani merret Saliu. Rritjen reale (qe llogaritet pas zhveshjes se inflacionit) e ka dhene Zaloshnja, mesatarisht 4.7% ne vit. Megjithese une mendoj se Zaloshnja ben gabim qe bazohet per kete shifer te Banka Boterore, se edhe ajo vete bazohet te INSTAT rrenacaku...

Submitted by nik (not verified) on

une nuk kam llogaritur gje.kam marre shifrat qe jep zaloshnja juaj qe e vesh dhe e xhvesh llogarine sipas interesit te edit (sigurisht qe edhe per interes te vet).

Submitted by Erjon Brace (not verified) on

Dmth o koke e statistikave ti po krahason rritjen reale te Shqiperise me periudhen direkt pas 97,  me rritjen pas 2005 kur presupozohet qe ekonomia eshte stabilizuar dhe per me teper kemi nje krize boterore dhe rajonale qe po zgjat disa vite. Ne 97 ne prekem fundit dhe nuk ka ndonje koqe qe mos ta dije qe pasi ke prekur fundin ritmet e rritjes se ekonomise ne fillim gjithmone jane me te larta.

Persa i perket te ardhurave, me kujto pak sa ishin taksat ne kohen e PS tende te dashur. Mesa mbaj mend TVSH ishte 25%, tatim fitimi 20% dhe sigurimet shoqerore rreth 2 here me te larta se tani.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.