Një shkrim i Dashnor Kokonozit dhe një nënvizim që ia vlen të veçohet

Postuar në 13 Maj, 2013 04:34

Dashnor Kokonozi ka shkruar një artikull të publikuar fillimisht në blogun e Vehbiut ‘Peizazhe të Fjalës’ (ku ai i nënshkruan shkrimet e veta me llagapin ‘Lyss’), e të marrë më pas nga site e gazeta të ndryshme. Është një artikull më titullin “Të tallësh bythën gjuhësisht”, dhe merret me mend qysh nga titulli se argumenti për të cilin flitet është gjuha shqipe. Më saktë, ai merret me një lajmin (nuk para është folur nga gazetat shqiptare), që “Akademia jonë e Shkencave ka nxjerrë online një fjalor të gjuhës shqipe me 48 mijë fjalë”), dhe shfaqet i skandalizuar nga ajo që i kanë parë sytë.

Përveç vëzhgimeve qortuese që ai i bën këtij fjalori (shkrimin mund ta gjeni të tërin në linkun http://xhaxhai.wordpress.com/2013/05/12/te-tallesh-bythen-gjuhesisht/), në një paragraf, Kokonozi nënvizon një fakt, që mund t’u ketë rënë në sy shumë vetëve: “Fjalorët dygjuhësh ishin fort më të pasur në fjalë shqipe se vetë fjalorët shpjegues të shqipes. Këtu e pesëdhjetë vjet më parë më dilte hall i madh që një numër fjalësh shqipe që nuk i kuptoja, por që Vedat Kokona i kishte përdorur të përkthente termat frënge të fjalorit të tij legjendar, nuk i gjeja fare te fjalorët shpjegues të shqipes.”

Ka qenë tamam kështu. Apo jo?

Re.Pu.

Comments

Submitted by Iluministi (not verified) on

Sigurisht, pa medyshjen me te vogel!

Lum brezi i sotem per kete karafil akedemikesh qe po e prijne!

Submitted by Bartolomeo Revi... (not verified) on

Priten qitje me breshëri, edhe ndaj autorit, për këto të vërteta të hidhura... por të vërteta.

Ja një karamele për psiko-nostalgjikët:

REVIZIONIZËM m.

Rrymë ideologjike e politike borgjeze, oportuniste e antimarksiste, që lindi në fund

të shekullit XIX në gjirin e lëvizjes komuniste ndërkombëtare dhe që u përpoq të

rishikonte bazat e parimet themelore revolucionare të marksizmit dhe t'i

zëvendësonte ato me teori reaksionare e antishkencore, të cilat kanë për qëllim të

përjetësojnë sundimin e kapitalizmit.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.